Më të mirët e të mirëve!

Dizejnerëve më të mirë të stolive në botë

Diamantët janë miku jonë më i mirë, dhe kjo është një klishe për të cilën nuk duhet të kërkojmë ndjesë. Pa marrë parasysh se çfarë thot dikush, stolitë mbeten një pjesë e çmuar e veshjes dhe personalitetit tonë. Përderisa disa nga ne ëndërrojmë për një gurë të çmuar nga Tiffany për dasmën tonë, disa të tjerë dëshirojnë një palë vathë nga Chanel. Sidoqoftë, të gjithë kemi ëndërra. Për këtë arsye, këtu do të mund të shihni top dizejnerët e stolive më të shtrenjtë në botë.

Tiffany & Co.

Tiffany & Co. ka një trashëgimi të fuqishme në emrin e vet dhe është gjëja e parë që na bie në mendje kur flasim për stoli të çmuara. Fillimet i mori në vitin 1837 me hapjen e një dyqani me emrin Tiffany, Young & Ellis dhe pastaj ndryshoi emrin në Tiffany & Co. dhe zgjeroi bazën në Londër dhe Paris. Është i famshëm për stolitë e tyre të klasit botëror, qoftë diamante apo platinum. Jackie Kennedy, Elizabeth Taylor dhe shumë të famshëm të tjerë janë klientët e tyre besnik.

Cartier

Louis Cartier, një dizejner francez, themeloi Cartier në vitin 1847 në Paris. Në vetëm disa vite, ai fitoi popullaritetin për stolitë e tija elegante dhe zgjeroi bazën në qytete të tjera të mëdha. Në 1947, Cartier krijoi karficën zbukuruese legjendare me formë panteri me diamantë të rrumbullakët dhe gurët më të bukur. Kapi vëmendjen e të gjithë botës, poashtu edhe të Princeshës së Windsor, e cila me të vërtetë ishte e mahnitur nga kjo kryevepër. Cartier vazhdoi me krijimin e verzioneve të ndryshme të kësaj stolie që nga atëher, stoli e cila vazhdon të jetë stolia më e shumëpritur e vitit. Cartier gjithashtu njihet për shitjen e stolive më të rralla dhe më të bukura në ankand.

Bvlgari

Bvlgari është një brend italian i cili filloi në fund të shekullit 18 nga një emigrant grek, Sotirios Voulgaris. Stolia që e veçon Bvlgarin është e krijuar nga gurë shumëngjyrësh dhe diamante që janë vërtetë unik dhe elegant. Koleksioni më i famshëm i tijë quhet “Serpentine”, ku stolitë si orat, qaforet dhe byzylykët janë në formë gjarpëri dhe janë të mbuluara me diamantë dhe gurë me ngjyra.

Chopard

Chopard është një kompani zvicerane e cila filloi në vitin 1860 nga Sonviellier dhe u bë i famshëm për krijimin e orave për femra. Në vitin 1960 kjo kompani iu shit një kompanie gjermane e cila mbajti emrin origjinal dhe vazhdoi me punë për të cilën ishte e njohur kompania veçmë – orë dore dhe orë xhepi për femra. Më vonë zgjeroi horizontet dhe filloi të krijojë stoli për femra, stoli të cilat janë të shumë kërkuara edhe në ditët e sotme.

Hermes

Hermes filloi në Paris në vitin 1837 nga një dizejner parizien, Thierry Hermes. Emri luksoz i njohur për ngjyrat e tija ekscentrike dhe dizajnet e guximshme gjithashtu krijon edhe stoli për femra. Njihet për krijimin e stolive me porosi dhe të kufizuara dhe jo në shumicë sikur bën me stolitë e tjera. Fuqia e tijë është lëkura, dhe kështu ka dizajne të cilat përziejnë lëkurën dhe llakun për të krijuar stoli bashkëkohore, sëbashku me koleksione të tjera ekskluzike të arit dhe diamanteve.

Chanel

Chanel është një brend francez, brend të cilin e gjithë bota njeh. Shtëpia e modës luksoze u krijuar në vitin 1909 nga vetë legjenda Gabrielle or “Coco” Chanel. Coco Chanel u njoh për dizajnet e saja revolucionare si dhe për besimin, zërin dhe krijimin e veshjeve të cilat bashkojnë elementet femërore me elementet mashkullore në një mënyrë që nuk krijoi stereotipe për femrat që blenë ato. Chanel krijon stoli elegante bashkëkohore dhe koleksione luksoze të diamantëve.

Dior

Christian Dior është një mjeshtër në botën e modës, qoftë veshje, çanta, parfume apo stoli zbukurimi. Zgjërimi i brendit në stoli filloi në vitin 1950 pasiqë ishte një avancim natyral dhe diçka që plotëson linjën ekzistuese të produkteve. Dior krijon stoli që bie në të dyja anët e spektrit: nga orët e mbuluara me gurë të çmuar shumëngjyrësh në stoli elegante – ai kupton dhe njeh dëshirat e tregut gjithashtu edhe të klientit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet