Muxhahedinët iranianë në Tiranë. Jeta e tyre në Shqipëri pas arratisjes nga Irani

Për gjashtë vjet, Shqipëria ka qenë njëra nga mbështetëset më të mëdha të grupit opozitar iranian, si Mujahideen-e-Khalq ose MEK. Por shumë prej pjestarëve janë larguar. Një pjesë e tyre tashmë ndodhen në Tiranë, në pamundësi për t’u rrikthyer në Iran ose të vazhdojnë jetën normale. “Nuk i tregova gruas dhe djalit tim 37 vjeçar dhe ata menduan se unë kisha vdekur. Por u thashë më vonë. Jam gjallë dhe jam në Shqipëri. Ata po qanin”.

Ky ishte kontakti i parë me telefon me familjen pas shumë vitesh vështirësie për Gholam Mirzai. 60 vjeç, i cili u arratis nga MEK dhe tashmë ndodhet jashtë tiranës. Mirzai tashmë është “i papranueshëm” dhe është njëri nga ish-pjestarët e MEK i cili është njëri nga të larguarit e organizatës që prej kohës që lëvizi në Shqipëri. Ai së bashku me shumë të tjerë qëndruan në Tiranë, në pamundësi për t’u larguar dhe për të mos punuar.

“Ne u kemi ofruar mbrojtje nga sulmet dhe abuzimet, si dhe një mundësi për të patur jetë normale në një vend ku nuk do të kenë asnjë sulm ose dhunë”, është shprehur Lulëzim Basha, kreu i demokratëve. Edhe pse politika në vend është e polarizuar, prezenca e pjestarëve të MEK është mirëpritur nga të dyja kampet kryesore politike.

Për MEK, Shqipëria është komplet një tjetër jetesë. Mirzai ishte i çuditur nga fakti se edhe fëmijët kishin telefona celularë. Nje pjesë e muxhahedinëve ishin vendosur nëpër banesa në periferi të tiranës, pasi në Irak gjithçka ishte nën kontroll nga qeveria, ndërsa në Tiranë kanë mundësi të kenë një farë lirie. “Kur ishim në Irak nëse doje të telefonoje shtëpinë, MEK të quante të dobët dhe se nuk mund të kishim më asnjë mundësi me familjet tona. Por kur erdhëm në Tiranë, ne gjetëm madje internet edhe për përdorim personal”.

Rreth fundit të vitit 2017, MEK lëvizi në një qendër të re. Kampi u ndërtua buzë një kodre në një fshat, rreth 30 kilometra larg kryeqytetit. Një bulevard i gjatë zgjatet tek memoriali i krijuar për mijëra persona të cilët dhanë jetën gjatë luftës anti qeveritare iraniane. Hyrja e gazetarëve është thuajse e ndaluar, por në korrik të këtij viti, mijëra persona morrën pjesë në një përkujtimore për lirinë e iranit. Politikanë nga shumë vende europiane si dhe politikanë të njohur shqiptarë dhe banorë të fshatit Manzë, morrën pjesë së bashku me drejtuesin e tyre Maryam Rajavi.

Burimi diplomatik në Tiranë, e përshkruar MEK si një grup kulturor të bashkuar, jo kult ose tip kulti. Në Shqipëri, vend i cili prej vitesh u shkëput regjimi komunist, ka një farë simpatie për grupin kulturor dhe pozitën e drejtuesit. “Në situatë ekstreme, ti merr vendime ekstreme”, flet Diana Çuli, një grua aktiviste dhe shkrimtare e njohur. “Ne kemi vështirësi të pranojmë gjërat dhe ngjarjet. Kjo është një sakrificë personale e tyre. Madje jo pak shqiptarë mendojnë se prania e MEK në vend është kërcënim për vendin”.

Një burim shumë i sigurt nga Partia Socialste, deklaron se “shërbimi inteligjent ka kapacitetin të monitorojë mbi 2500 pjestarë të MEK me trajnime ushtarake. Dy prej tyre tashmë kanë nisur të përqëndrohen tek e ardhmja. Me ndihmën e familjarëve në Iran, njëri prej tyre ka hapur një bar-kafe dhe është në lidhje me një grua shqiptare. Në moshën 40 vjeçare, ai është më i riu në moshë në krahasim me të tjerët dhe më optimisti.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet