Ndaloni pirjen e duhanit me çajra bimorë dhe vajëra esencialë

Heqja dorë nga pirja e duhanit nuk është shumë e thjeshtë, por sigurisht që është zgjidhja më e mirë për mirëqenien tuaj.Pirja e duhanit është shumë e rrezikshme për shëndetin: në rastin më të keq shkakton tumore serioze, në rastin më të mirë përshpejton plakjen e lëkurës, shfaqjen e rrudhave dhe shenjat e plakjes. Dehidraton trupin, zvogëlon oksigjenin dhe rrit rrezikun e bronkitit, astmës, lodhjes fizike dhe sëmundjeve të traktit respirator.

Por është gjithashtu një zakon që është i vështirë për tu eleminuar, sepse nikotina, që ndodhet në cigare, krijon varësi. I jep duhanpirësit një efekt relaksues, të këndshëm dhe të kënaqshëm, gjë që e bën gati të pamundur rezistimin ndaj tij.

Për të lënë, atëherë, duhet të armatoseni me durim, qetësi dhe vetëdije, por një ndihmë e mirë mund të vijë nga barërat dhe vajrat esencialë.

Një duhanpirës gjen gjithmonë një arsye të mirë për të ndezur një cigare: ankthi dhe stresi, mërzitja, relaksimi, me pak fjalë, çdo moment i ditës mund të shndërrohet në atë të duhurin, por, në të vërtetë, ai është gjithashtu i zëvendësueshëm me shumë aktivitete alternative ose produkte të shëndetshme dhe natyrore!

Nëse mërziteni, nëse jeni në ankth, lini mënjanë paketën e cigareve dhe drejtohuni në vajra esencialë dhe ushtrime relaksimi.

Vajrat esencialë, siç janë livanda ose nenexhiku, janë ideale për të luftuar abstinencën e nikotinës: thjesht shtoni disa pika në përhapësin e aromave ose bëni një masazh relaksues. Një nga efektet e abstinencës është edhe konstipacioni i zorrëve. Për të luftuar atë, përdorni bimë të tilla si fara liri, të cilat mund të pushojnë problemet tek zorrët.

Për të luftuar ankthin dhe stresin, çajrat bimorë dhe lëngjet me Bar Blete, kamomil, jargavan dhe lulesahat janë perfekte. Ato ndihmojnë jo vetëm që të relaksojnë trupin, por edhe të luftojnë pagjumësinë. Nëse çajrat bimorë nuk janë efektivë, mund të blini sanëz për ilaç bimor. Me këta përbërës të thjeshtë dhe natyral, abstenenca do të zhduket në pak kohë, së bashku me dëshirën për të pirë duhan.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet