Ndërron jetë në moshën 85 vjeçare Karl Lagerfeld, Cunmulaj: faleminderit që nuk me trajtove si ''modele e uritur''

Është shuar në moshën 85 vjeç stilisti legjendar, fotografi, ilustratori, artisti, desingner-i, ikone, pop star, Kart Lagerfeld. Bota e modës ka humbur një prej frymëzuesve të vet më të mirë. Pas tij Virginie Viard, e cila ka qenë krahu i djathtë e Lagerfeld për 30 vite. Nëse ka diçka për të cilën Lagerfeld nuk e ka bërë kurrë, është të tentojë të kërkojë simpatinë e publikut, dhe jo vetëm. "Nëse doni të jeni politically correct jini, por mos përzini të tjerët në bisedë sepse merr fund çdo gjë. Doni të jeni të mërzitshëm? Mjafton të tregoheni politically correct". I konsideruar si një rilindas, i aftë të ketë një mijë interesa dhe kapacitete të ndryshme, një gjeni, një punk, imponues, një figurë unike, Lagerfeld ishte ai që amerikaët quajnë "larger than life", kalon limitet e veta me punën e tij.

Të shumta modelet që kanë shprehur dhimbjen e tyre për stilistin e madh Karl Lagerfeld. Modelja shqiptare Emine Cunmulaj, në një status në Facebook e falenderon për kujdesin dhe interesin që Lagerfeld ka treguar jo vetëm për fizikun si modele por dhe për kulturën dhe njohurit e saj për botën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet