Në varkë për një muaj pa kontakt me botën e jashtme. Çifti shokohet çfarë ka ndodhur në botë

Të nisur për një udhëtim që më 28 Shkurt mbi një varkë me vela në Kittiwake, Elena dhe Ryan, ajo italiane dhe ai anglez, nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte në Europë. Për një muaj pa telefon dhe lidhje interneti, deri më 25 Mars kur arritën në ishullin Bequia në Karaibe, kanë zbuluar atë se çfarë po ndodhte jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën.

Elena Manighetti, ka rrëfyer historinë e saj për disa nga mediat britanike. Të nisur nga Lanzarote, ajo dhe i fejuari Ryan Osborne duhet të kalonin përmes Atlantikut mbi varkën e tyre dhe të mbërrinin në Karaibe. Ky ka qenë një udhëtim i dokumentuar në faqen e saj në Facebook dhe Youtube. “Thuhej se kishte të vdekur nga virusi, por situata po përmirësohej”, tregon Elena.

Kur kanë hapur telefonat e mbyllur për mbi një muaj dhe kanë nisur të lundrojnë në internet, kanë ngelur të shtangur. “Ka qenë sikur të zgjohesh nga një gjendje kome dhe të imagjinosh nga e para se çfarë ka ndodhur. Në fillim ishte e vështirë të mendohej ky dimension”, rrëfen ajo.

“Tre ditë pasi kemi mbërritur në Bequa, Ryan ka lexuar në median amerikanë se qyteti im i Bergamos ishte qyteti më i goditur në botë për momentin. I kam telefonuar babait dhe ai më tha të mos trembemi nga paniku i shkaktuar”. Momenti më i tmerrshëm për të ka qenë kur ka parë kamionët ushtarakë që transportonin viktimat, pamje e cila ka tronditur të gjithë vendin.

Të dy të fejuarit, që prej vitit 2017 jetonin në një varkë me vela dhe prezantonin jetën e tyre në rrjetet sociale. Udhëtimi i tyre drejt Karaibeve ka qenë pa telefon por vetëm me një satelit i cili ishte në gjendje të kapte mesazhe të shkurtëra. Për këtë fakt, u kishin kërkuar familjarëve dhe miqve që të mos u dërgonin mesazhe negative.

Elena dhe Ryan kanë vazhduar udhëtimin e tyre pa u shqetësuar, por sapo kanë arritur në destinacionin e menduar kanë mbetur të shokuar. Akoma ndodhen në Bequira. “Është jo reale, pasi këtu gjithçka duket shumë normale, por morrëm vesh se bota është mbyllur”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet