New York, bletët pezullojnë biznesin për pak orë

Një ushtri gjigande me bletë sulmuan dje një fast food në Times Square, në New York. Biznesi u mbyll për disa orë, pasi askush nuk i afrohej. Bletët, që besohet të kenë lënë një zgjua në një çati të Manhatanit për shkak të vapës, ishin vendosur mbi çadrat jashtë dyqanit. Policia e Nju Jorkut dërgoi ekspertët e saj të bletëve për të larguar insektet. Në më pak se një orë, bletët u mblodhën nga ekspertët dhe u transportuan në një zonë në Long Island.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet