
Eliza Dushku
Ngacmimet seksuale, Eliza Dushku dëmshpërblehet $9,5 milionë nga Cbs
Shuma që aktorja shqiptare Eliza Dushku do të dëmshpërblehet nga networku televiziv amerikan Cbs është 9,5 milionë dollarë. Kjo për shkak se ajo i hodhi në gjyq nën akuzat për ngacmime seksuale, gjatë xhirimeve të serisë televizive "Bull". Nën akuzë një prej protagonistëve kryesorë, Michael Weatherly.
Në marëveshjen që u citua nga New York Times flitet për disa batuta që ka bërë Michael Weatherly mbi fizikun e aktores, dhe një marëdhënie në tre me të, sidhe mundësinë e një përdhunimi. Pasi kishte bërë debat për ketë sjellje me kolegun e saj, ajo ishte përjashtuar nga telefilmi.
Në kontratën që kishte firmosur Dushku, ajo do të interpretonte në një serial për tre episode me radhë. Networku i njohur pas këtij episodi impenjohet të përmirësojë kushtet e punës për aktoret, kjo dhe pas skandaleve të fundit të aktorëve.
Në Shtator ishte pushuar nga puna presidenti i networkut Les Moonves pas akuzave për ngacmime dhe agresione seksuale.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet