Parfumet, propozimet pranverë-verë 2019

A ka mënyrë më të mirë për të festuar ardhjen e pranverës, sesa me një flagrancë të re? Vjollcë, peonia, çaj jeshil, kaktus. Këto janë përbërësit që janë tendencë e stinës në parfumeri. Aroma të freskëta, dëshira për një verë plost feminilitet. Të ndryshosh apo të blesh një parfum të ri? Hap garderobën dhe shiko çfarë mund të shtosh apo të heqesh këtë stinë. Do diçka të re? Ajër, lule, parfum, taka, funde, xhaketa. Flagrancat janë garderoba e lëkurës. Emocione, ndjesi, periudha, fraza. Jo rastësisht është zgjedhur 21 Marsi dita ekuinoksit të pranverës ajo që celebron Ditën botërorë të parfumit 2019. Fillimi i pranverës të rilind, vitalitet, aromë. Por cilat janë disa nga tendencat e këtij viti?

Freski: Pranvera? Ka dhe që shohin direkt tek vera, siç është rasti i Maître Parfumeur Jacques Cavallier Belletrud, që zgjeron familjen e flagrancave të Louis Vuitton. Ai ka përpunuar temën mbi freskinë në tre kompozime olfative me kolonia, por të qëndrueshme si eau de parfum. Dielli që rreh, shtrirjet e kaktusit, dhe një pishinë me ujë të ftohtë: pamje të gjalla, të përbëra nga ingredientë ekzotikë italiane, janë himn për një verë të zjarrtë si ajo kaliforniane: “Sun Song” dhe aroma e rrezeve të diellit në lëkurën e lagësht, me aromën e luleve të portokallit, dhe limonëve italiane; “Cactus Garden“, ultra i rafinuar, aroma e mishit të kiwit të gjelbërt, çajit jeshil, dhe bergamotit (lloj limoni italian që rritet në Kalabri). “Afternoon Swim” është një zhytje pasditeje në pishinë, me një cocktail agrumesh me xhenxhefil. Të ndezur dhe kontenitorët e parfumeve që mbajnë firmën e artistit Alex Israël që përdor ngjyra pop e pack, ai ka futur me mjeshtri ilustrime ngjyrash të ndezuara të West Coast.

Notat më të kërkuara kaktus dhe çaj: Jo vetëm Louis Vuitton përdor kaktusin dhe çajin si nota olfative eksluzivet të stinës. Edhe Arizona Collector Edition, ofron një akord të rrallë të luleve të kaktusit, në lulëzimin e saj të përvitshëm bashke lulet e çajit blu, Blue Chai, që rritet në majat e Tibetit. Një kombinim eksluziv ky në Blue Tea by The Merchant of Venice.

Peonia dhe violetat, mbretëreshat e luleve: Nuk ka asnjë dyshim se kush është lulja e kësaj pranverë: peonia. Lulja me e dashur e lindjes, fatsjellëse dhe prosperitet, simbol i fisnikërisë, shpirtit të pastër dhe bukurisë, “trëndafili pa gjëmba”, është mbretëresha e buqetave që nga Prada Candy Night, parfumi i një feminiliteti estrovers, impulsiv dhe ekstravagant, që në miks me lulet e portokallit të egër, iris, patchouli dhe ja ku kthehet në Lancôme La Vie est Belle Eau de Toilette, një fashë me aromë trendafilash, dhe lumturi e pastër. Triumfon dhe në Dolce e Gabbana Dolce Peony, një dedikim i lules që në emër: Eau de Parfum të jep ndjesinë sikur qëndron në një kopësht më lule. Edhe njëherë Yves Saint Laurent Beauté Mon Paris Parfum Floral, të jep aromën e pjeshkës, trëndafilit të bardhë, peonias, dhe lulet e portokallit.

Shumë të dashura në buqeta dhe vjollca me violetat: Malone Violet & Amber, përfaqon një varietet brtianik me qelibar dhe oud në Gucci Guilty For Her, Guerlain La Petite Robe Noire Robe Velours Eau de Parfum, Miller Harris Violet Ida, Tom Ford Private Blend Reserve Collection Black Violet.

Pozitive dhe e lumtur, ja mesazhi olfatov i peonias, delikatesë, thellësi ndjenjash është mesazhi tjetër i vjolljës: a është e qartë tani se me çfarë shpirti ta jetojmë këtë pranverë?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet