Bëjnë banjë me jashtëqitjen e lopës. Hindutë kanë gjetur zgjidhjen ndaj koronavirusit

Kur një epidemi globale shpërthen, interneti bëhet vendi ku të gjithë nisin të diskutojnë për gjithçka, mbi të gjitha për viruset. Në Khuzestan, një rajon në Indi, shumë persona kanë vdekur teksa pijnë koktejle me methanol, pasi mendojnë se është një lloj kure kundër koronavirusit. Sipas një mediaje indiane, “njerëzit në Indi janë duke bërë banja të veçanta kundër koronavirusit, gjë e cila ka krijuar panik në të gjithë botën.

Sipas gazetës që ka botuar shkrimin, “ne e dimë që nuk është e vërtetë, por është fakt se janë të shumtë indianët të cilët po bëjnë banja me jashtëqitje lope për të kuruar veten nga virusi vdekjeprurës”. Por në një tjetër material, shkruhet se “një grup hindu ka zhvilluar një festë duke pirë urinën e lopës në mënyrë që të imunizojë veten ndaj koronavirusit”.

Ashtu si shumë hindu që besojnë se “lopa është e shenjtë”, disa të tjerë besojnë se “urina e lopës përmban një ilaç të fortë, madje shumë të fortë aq sa mund të kurohet edhe kanceri”. Festa raportohet se është zhvilluar nga Akhil Bharat Hindu Mahasabha (Bashkimi Hindu Indian) duke mbledhur rreth 200 vetë.

Festa të ngjashme janë planifikuar të mbahen në të gjithë vendin. Njëri nga përfaqësuesit dhe pjesmarrësit ka thënë se “ne kemi pirë urinën e lopës për 21 vjet. Tani po bëjmë banjë edhe me jashtëqitjen e lopës po ashtu”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet