Preje flokësh për gratë over 40, sugjerime

Njëherë që i kalon të 40tat, si trupi ashtu dhe flokët fillojnë të ndryshojnë. Është e rëndësishme që ti përshtateni këtij ndryshime, me disa ndërhyrje të vogla në estetikën tuaj të jashtme, në mënyrë që look-u të jetë sa më i këndshëm për vetë ju. Nuk e keni humbur bukurinë, përkundrazi, vetëm duhet të dini ta vlerësoni atë më tëpër. Pyesni veten çfarë duhet të bëni? Përpara se të merrni një vendim uluni dhe mendoni se cilat janë ato hairstyle që do të nxirrnin më në pah bukurinë?

Disa sugjerime mund ti lexoni dhe këtu.

Këshilla e parë që ndajmë me ju është kjo: nuk je vonë për të ndërruar ngjyrë dhe prerje flokësh. Prandaj mos mendoni se njëherë që i keni mbushur të 40tat duhet ti përmbaheni prerjeve tradicionale, dhe se nuk mund të dilni nga kjo skemi. Jo të gjitha prerjet e flokëvë mund të shkojnë për të gjitha moshat, dhe njëhërë që kaloni moshën duhet ti dedikoni më tepër vëmendje feminilitetit tuaj.

Përsa i përkët ngjyrave, sa më shumë që kalon mosha, aq më shumë duhet të zgjidhni bojëra flokësh të çelëta dhe të embla. Këto ngjyra do ti ëmbëlsojnë linjat. Ju këshillojmë të zgjidhni ngjyra delikate, duke larguar ngjyrat e forta, psh e zeza, e kuqja etj. Më mirë ti drejtoni preferencat tuaja tek një biond i ngrohtë, arrë, lajthi. Natyrisht asgjë nuk përjashtohet! Pyesni parukierin tuaj dhe vendoseni bashkë më të, por mbani parasysh se fytyra juaj duhet të zbutet jo të ngurtësohet.

Gjatësia e flokëve. Duhet të kesh parasysh dhe gjatësinë e flokëve, flasim gjithmonë për moshat over 40.

Jo domosdoshmërisht duhet të mbani flokë të shkurtër. Mund të mbani dhe flokë të gjatë, me kusht që të përdorni pak shkallëzim, që të dalë në pah fytyra. Nuk këshillohen floket të drejtë dhe të pjastruar. Një look lehtësisht i valëzuar dhe i trazuar është i këshillueshëm.

Nëse jeni në dilemë mes një prerjeje shumë të gjatë dhe shumë të shkurtër, atëherë një preje e mesme është ajo që bën për ju. Gjatësia e mesme është e përsosur për gratë over 40. Në këtë rast po ashtu duhet ti besoni parukierit tuaj, për ndonjë këshillë që ju duhet. Nëse jeni të dashuruar pas prerjeve shumë të shkurtra, për këtë moshë mos mendoni dy herë. Është ajo që bën për ju. Janë stile elegante, të thjeshta për tu menaxhuar nga të gjitha ato gra që duan një look të sigurt: pixie cut dhe bob janë ato që më siguri bëjnë për ju!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet