Qofte meli

nga Brunhilda Çela

Përbërësit: 1 gotë ujë mel të cilin e lëmë më parë dy orë në ujë, ia hedhim ujin, e ziejme rreth 20 minuta dhe e përziejmë me 1 filxhan kafeje bizele të ziera, 1 karotë të madhe të zier të prerë imët në kubikë të vegjël, 1 presh të grirë imët të kavërdisur në vaj ulliri, 350 gr. spinaq të përvëluar në ujë me kripë e të grirë imët, 3 vezë, pak sode bukë, kripë, piper, koper, 150 gr. gjizë ose thrimë djathi (jo patjetër), 2-3 thelba hudhre të shtypur: i përzieni të gjitha bashkë dhe i formoni qoftet me duar të lagura, e keni më të lehtë.

Qoftet lërini rreth 1 orë në frigorifer të rrinë e të mpiksen lidhen më mirë, pastaj i lyeni me galete, ose me fara susami dhe i piqni në furrë. Tavën ku do i pjekim e lyejmë me vaj dhe qoftet lart i lyejmë pak me vaj të marrin faqe të bukur, mund t'i skuqni dhe në tigan lehtë por më mirë do ishte ta evitoni të skuqurën.

Shoqërohen me salcë kosi sipas dëshirës suaj. Unë bëra salcë me kos të trashë, paste susami (tahini), pak kripë, dhe lëng limoni. Më këtë masë më dolën 18 qofte. Mund t'i bëni dhe me quinoa të zier, oriz të pa zhveshur, me bullgur, me qiqra të ziera, me thjerrëza etj.

Zarzavate shtoni dhe hiqni sipas dëshirës. Mund t'i vini pak miell qofteve të tjera ose patate të zjera e të shtypura, këto të melit nuk kane nevojë fare për miell: në vend të koprës mund t'i vini dhjozëm të njomë, majdanoz ose përzierje erëzash sipas dëshirës.

Në këtë mënyrë mund të përdorni shumë lloje drithërash duke i përzier me zarzavate dhe pëlqehen prej fëmijëve shumë. Fëmijëve mund t'ia servirni dhe duke e vënë në mes të bukëve pite e kombinuar me qepë, domate, kastraveca sallatë jeshile, lakër të kuqe e të bardhë të grirë imët, një salcë sipas dëshirës dhe do i servirni fëmijës një ushqim plot vlera ushqyese sidomos nëse pitet do t'i bëni vetë duke i vënë brumit brenda ca fara lini, luledielli, susami e pak miell të plotë. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet