Receta e panetones për të djelën e krishtlindjeve

Ëmbëlsira tradicionale e krishtlindjeve për italianet është bërë e njohur edhe në vendin tonë. Nëse doni ti shmangni blerjet në supermarket përgatiteni panetonen me recetën tonë. Përveçse do të jetë shumë e shijshme do t’ju ofrojë kënaqësi të gatuani për familjen në këto ditë festash. Një recetë e thjeshtë, jo shumë e kushtueshme dhe mbi të gjitha shumë e preferuar.

Përberësit

2 vezë

1 filxhan gjalp

miell 400g

sheqer 50g

2 lugë maja

fruta të thata rrush, bajame (mund të shtoni të tjera sipas dëshirës)

portakall i grirë në copa të vogla

lëkura e portokallit e grirë imët

Përgatitja.

Në një enë hidhni 2 vezët, rrihini mirë dhe më pas shtoni gjalpin e shkrirë. Pasi ti keni përzier sërish, hidhni dy lugët me maja. Ndërkohë në një enë tjetër përzieni miellin me sheqerin dhe vaniljen. Pasi ingredientët të jenë përzier mirë shtojeni në enën me vezë dhë gjalp. Pasi të jetë formuar disi masa rriheni produktin me dorë. Brumi do të jetë pak i butë. Më pas hapeni në tavolinë dhe hidhini të gjitha frutat dhe lëkurën e portokallit. Përziejini mirë brumin sa masa të jetë uniform. Vendoseni në një letër enkas për panetone. Kujdes për pjekjen. Duhet ta lini për 50gradë për 3 deri ne 4 orë. Ëmbëlsira është gati.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet