Shitet mega diamanti rozë

Një diamant i jashtëzakonshëm rozë prej 18,96 karatësh u shit më shumë se 50 milionë franga zvicerane, një çmim rekord për një gur të çmuar në këtë ngjyrë, nga shtëpia e ankandeve ”Christie’s” në Gjenevë.

Ankandi u mbyll me një çmim prej 44,3 milionë euro, apo 49,9 milionë dollarë për gurin e çmuar të quajtur “Pink Legacy”.

”Ky diamant me madhësinë e një smeraldi, i zbuluar rreth një shekull më parë në Afrikën e Jugut, u ble nga një argjendar amerikan, Harry Winston, pronari i kompanisë së orëve zvicerane ”Swatch”, sqaroi vlerësuesi i ankandit, Rahul Kadakia, pas 10 minutash të publikimit të objektit me vlerë, mjaft i kërkuar nga katër persona të pranishëm.

Diamanti “Pink Legacy”i vlerësuar fillimisht midis vlerës 30 deri në 50 milionë dollarë, u ripagëzua menjëherë nga blerësi si “Winston Pink Legacy”. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet