Shpërthejnë divorcet në Kinë. Qëndrimi i tepërt mes çifteve në shtëpi për shkak të koronavirusit

Zyrtarët kinezë kanë raportuar se ka një rritje të madhe të numrit të divorceve në vend pas qëndrimit në karantinë në disa qytete në vend. “Çiftet po kalojnë shumë kohë bashkë në shtëpi”, shkruhet në një raport vendas. Sipas raportit, martesa pas kësaj kohe duket se po kalon në një krizë sepse nuk ka sjellë asgjë të re brenda çiftit. Që nga 24 shkurti, mbi 300 çifte kanë firmosur dokumentat e divorcit në Dazhou, një qytet në provincën Sichuan, sipas menaxherit të regjistrimit të martesave në zyrën përkatëse.

Informacionet për këtë çështje duket se kanë tërhequr edhe vëmendjen e perëndimorëve. Në rrjetin social kinez Weibo, pritja për firmosjen e divorcit duket se është bërë një pikë e nxehtë debati, duke dominuar pjesën më të madhe të bisedave në qytetin Xi’An. Disa regjistrime martesash për zgjidhje kanë pritur mbi tre javë, ndërkohë që zyrat kanë limituar pjesmarrjen në jo më tepër se 10 çifte në ditë.

Shefi i byrosë në distriktin Tongchuan, raporton se 122 martesa janë kryer gjatë kësaj kohe dhe 88 aplikime divorcesh janë marrë në dorëzim vetëm gjatë disa ditëve pas hapjes së zyrës. Dai Shijun si shefi i byorosë tregon se “kemi marrë në dorë 15 raste divorci vetëm ditën e Hënë dhe 16 raste ditën e Martë. Ata që kanë lënë takim për divorc janë më tepër se ata që duan të martohen”.

Zyrtarët besojnë se përveç pjesës që çiftet kalojnë shumë më tepër se zakonisht kohë së bashku, ndërhyn edhe afërsia e madhe mes ndërtesave ku punojnë. Disa çifte që kanë firmosur për t’u divorcuar, kanë ndalua takimet e tyre për më vonë, pas sipas zyrtarëve duket se ata janë bërë pishman për veprimin e kryer.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet