Shpërthen numri i regjistrimit të martesave në Wuhan pas rrihapjes së qytetit

Wuhani ka parë një numur tepër të madh takimesh për regjistrimin e martesave që ditën e parë të rrihapjes të mërkurë. Pas 76 ditësh në karantinë, kërkesat për martesë nga çiftet e reja duket se janë trefishuar aq sa kanë bllokuar dhe nxjerrë jashtë përdorimit edhe programin e regjistrimit të martesave online.

Platforma e pagesës online Alipay, program i cili ka edhe programin, ka deklaruar në rrjetin social Weibo, se për shkak të numrit shumë të madh të vizitorëve, gati tre herë më tepër se koha e Festës së Pranverës në fund të janarit, programi ka dalë jashtë përdorimit.

Alipay u ka kujtuar përdoruesve se programi tjetër për kërkimin e vendosjes së emrit të fëmijës është në përdorim në rast se çiftet kanë nevojë për të ardhmen. “Nuk e kemi menduar asnjëherë se shërbimi për regjistimin e martesës që në orët e para të mëngjesit pas një kohe të gjatë shkëputjeje do të mbipopullohej. Inxhinjerët tanë tashmë e kanë rregulluar programin”, kanë deklaruar zëdhënësat e Alipay.

Wuhani nisi shërbimin e regjistrimit të martesave më 3 Prill. Banorët duhet patjetër të kenë me vete kodin e shëndeti për të bërë edhe regjistrimin. Numri i lartë i takimeve për regjistrimin e martesave në Wuhan është në kontrast të plotë me situatën në disa qytete të vendit një muaj më parë.

Sipas të dhënave nga statistikat, qytetet kineze të Xi’an dhe Shenyang, kanë kaluar një eksperiencë shumë të keqe me pikun e kërkesave për divorc gjatë kohës së Covid-19, pasi çiftet iu drejtoheshin zyrave të gjendes civile për t’u divorcuar.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet