Shpirtrat binjakë takohen vërtet, por shpesh në rrugë të ndara

Po, shpirtrat binjakë takohen me njëri-tjetrin, por ata në më të shumtën e rasteve kanë në dorë një biletë për një tren tjetër, dhe destinacion tjetër. Nganjëherë fati na afron me njerëz që duken se kanë lindur për ne, një partner me të cilin kemi një feeling shumë të mirë, aq sa mendojmë se është shpirti ynë binjak. Pastaj lind ajo magjia që shëmbet shpejt si një kështjellë prej rëre. Në fakt ai njëri që rastësisht jeta na sjell në po të njëjtin binar, kishte një biletë tjetër. Pse ndodh? Mbase nuk ishte shpirti ynë binjak? Le të pyesim veten se çfarë jemi në gjëndje në të japim në një lidhje që të funksionojë? Jetojmë raporte, lidhje që mbase mund të mos jenë të përsosura, por ngelen unike, dhe me kosto të larta për ti mbajtur. Janë ato që ne i quajmë "dashuri të pamundura". Një jetë pa përgjegjësi, pa rreziqe, pa dalje nga "zona jonë e komfortit" është një jetë e jetuar përgjysmë. Dikush mund të thotë se nëse do të behej fjalë vërtet për shpirtin binjak atëherë nuk do të kishte ndarje. Këtu bëhet dhe gabimi fatal. Të gjesh shpirtin binjak nuk është i lehtë. Nuk është një shëtitje në perëndim të diellit. Mbase është me lëhtë të flasësh për raste të mira, jo për shpirt binjak. Bëhet fjalë për ata njerëz me të cilët ke një lidhje të fortë, por me kosto të lartë. Kjo e bën udhëtimin tuaj të rëndësishëm. Nuk ka përsosmëri në dashuri, raste të papërsëritshme. Në thelb është prova e rastit të papërsëritshëm, por varet sa je ti disponibël ta kultivosh. Jeta jonë është një libër që vetëm ne e shkruajmë. Kush nuk do të marrë përsipër rreziqet nuk do ta dijë kurrë se si do të ishte finalja. Ka dhe njohje me të thjeshta, ashtu siç ka dhe njohje që kërkojnë shumë impenjim, por kjo sigurisht varet sa vullnet që ka secili prej nesh, sa do ti jetojë ato, dhe si.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet