Shtyn dasmën për shkak të koronavirusit. Doktori në Wuhan vdes i infektuar

Një doktor në Wuhan i cili kishte shtyrë martesën e tij për shkak të koronavirusit, vazhdoi të ishte në krye të detyrës duke punuar si doktor edhe pas asaj date, por për fat të keq gjeti vdekjen për shkak të infektimit nga COVID-19.

Peng Yinhua, specialist në spitalin numur 1 të distriktit Jiangxia në Wuhan, u shtrua në spital me 25 Janar. Vetëm pesë ditë më vonë, gjendja e tij përkeqësohet dhe ai është shpënë nga kolegët e tij në një tjetër spital për trajtim urgjent. Ai ndërroi jetë po në spital ditën e enjte në moshën 29 vjeçare.

Media kineze nuk e publikoi këtë ngjarje për shkak të ndjeshmërisë, por Peng dhe e fejuara e tij kishin planifikuar dasmën më 1 Shkurt, vendosën ta shtyjnë për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Për fat të keq, ai nuk do të arrij të ta shohë fëmijën e tij, pasi gruaja e tij ka ngelur shtatzënë.

Zyrtarët e spitaleve lokale, kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre ndaj familjes së Peng dhe gruas së tij, teksa qytetarët kinezë janë ndjerë shumë keq dhe të përlotur për këtë histori tragjike. Ata e kanë quajtur Peng “hero” dhe “martir”. Peng është i fundit nga tetë mjekët të cilët kanë vdekur për shkak të infektimit me koronavirus. Po këtë javë, u konfirmua edhe vdekja e shefit të spitalit të Wuhanit po nga koronavirusi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet