Si t’i shijoni pushimet pa fituar peshë

Zakonisht kur jemi me pushime dhe të relaksuar kilogramët në organizëm vetëm grumbullohen: statistikat parashikojnë nga dy deri në tre kilogramë më shumë, në fund të pushime. Koha për pushim do të zgjerohet , dëshira për të qëndruar jashtë vonë dhe ndoshta akulloret, apo fetat e picave pas mesnatës, duhej të ishin "jo të llogaritshme" kalorie në ditë. Nëse këto kombinohet me peshkun e skuqur në restorant, birrën në plazh, aperitivin me miqtë në perëndim të diellit, pamja e përgjithshme bëhet shqetësuese dhe pasojat vijnë pa dyshim.

Misioni i kësaj vere është: argëtimi, por të mos merrim peshë. Duhej të luftojmë kilogramët e marrë në mbyllje, dhe të qëndrojmë në formë. Si të veprojmë? Gjithmonë e fillojmë vaktin me një pjesë të perimeve: falë fibrave, vitaminave dhe përmbajtjes së tyre antioksidantët lehtësojnë tretjen dhe thithjen e lëndëve ushqyese. Preferoni të konsumoni produktet sezonale, vera është e pasur me ato, domatet, kastravecat, specat e verdhë dhe të kuq të cilat, kur hahen të papërpunuara, janë perfekt të tretshëm. Duhet t’i kushtojmë vëmendje karrotave veçanërisht nëse mendojmë të konsumojmë karbohidrate.

Dritë jeshile për peshkun blu me madhësi të vogël. Falë përmbajtjes së tij me omega 3, yndyrna shumë të dobishme për mbajtjen nën kontroll të nivelit të kolesterolit në gjak dhe proteinave është i shkëlqyeshëm për të shmangur ndjesinë e rëndesës, por të marrim ndjesinë e kënaqësisë.

Pini po, por në mënyrë kritike. Le t’i lejojmë vetes alkoolin duke u munduar të shmangim alkoolin e fortë dhe të zgjedhim një gotë të madhe verë. Mos e ekzagjëroni me frutat. Shpesh ka një tendencë për të zëvendësuar një vakt vetëm me këtë ushqim: në verë shalqiri i freskët ose pjepri janë shumë të popullarizuar. Vëmendje, sasia e sheqernave të marra: është e lartë. Më mirë ta hani atë për mëngjes, herët. Nëse dëshironi ta adoptoni me vaktin, shoqërojeni me një proteinë: proshutë dhe pjepër përfaqëson një kombinim të shkëlqyeshëm dhe një vakt të ekuilibruar.

Le të mbajmë organizmin e hidratuar: çaj pa sheqer, infuzione të ftohta, ekstrakte bimore ose një ujë detox me limon, nenexhik dhe xhenxhefil. Qëllimi është që të mbahet aktiv sistemi i qarkullimit të gjakut, të intensifikohet sensi I ngopjes dhe të stimuloni konsumin e kalorive për prodhimin e energjisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet