Si të gatuajmë asparagusin

Si të gatuajmë asparagusin jeshil

Asparagusi jeshil nuk ka nevojë për pastrim, pasi ka një lëkurë shumë të hollë dhe është gati për përdorim pas larjes me ujë të rrjedhshëm. Në këtë mënyrë asparagusi ka për të mbajtur vitamina dhe mikroelementet. Më pas e vendosim në një tenxhere të mbushur me ujë dhe e lëm në zjarr mesatar për rreth 15 minuta. Asparagusin jeshil mund ta piqni në furrë me perime të tjera dhe mish, në skarë ose mund ta përdorni si pjatë të veçantë.

Si të gatuajmë asparagusin e bardhë

Asparagusi bardhë ka lëkurë të trashë dtë he duhet jetë i prerë para se të gatuhet. Metoda klasike e gatimit të asparagut të bardhë është e lini të zjejë rreth 10 minuta në ujë të vëluar më shtoni gjalpë dhe limon. Më pas e servirni me perime të tjera, ose mund të bëni supa të ndryshme, patate me mish dhe asparagus. Si dhe mund të bëni edhe byrek me miell misri dhe asparagus.

Si të gatuajmë asparagusin Korean

Asparagusi Korean përmban shumë proteina, e cila e bën produktin domosdoshëm në kuzhinën tuaj. Asparagusi korean para gatimit duhet hedhur në ujë të vëluar dhe duhet lënë për një orë. Pastaj në një tigan skuqim qepë derisa të marrin në ngjyrë kafe e artë, pastaj shtojmë salcë soje, piper, hudhër grimcuar, kripë dhe asparagun . Të gjithë përbërësit i lëmë në zjarr për rreth 5 minuta. Në fund shtojmë një lugë uthull.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Hysaj Sanie   e Enjte 27 Prill, 2017

    Shume falemnderit per sqarimim mir u pafshim