Si ta njohim një parfum origjinal nga një fake?

Të njohësh një parfum të vërtetë nga një fals është në disa raste e vështirë. Vetëm një palë sy shumë të kujdesshëm mund të njohin ndryshimet ndërmjet këtyre produkteve: cilsia, kujdesi ndaj markës, etj...

Fatkeqësisht ndryshimi kryesor mund të vlerësohet vetëm pas blerjes. Parfumi i kopjuar ka shumë pak kohëzgjatje nga parfumi origjinal dhe humbet thuajse menjëherë, ndërsa parfumi origjinal zgjat dhe 24 orë. Edhe 'le note di fondo', të vetmet që ndjen kur parfumi avullon, ajo që ngelet, nga produkti, janë të ndryshme, sepse reagojnë ndryshe sipas llojit të lëkurës, në krahasim me ato të parfumit origjinal.

Kjo na bën të mendojmë pse është e rëndësishme të dallojmë markat e kopjuara nga origjinalet, dhe të blejmë gjithmonë këto të fundit. Produktet origjinale janë të testuara nga ana shëndetësore dhe kanë garanci që nuk janë të rrezikshme, siç nuk ndodh disa herë tek parfumet e kopjuara. Përdorimi iparfumit jo origjinal në lëkurë mund të shkaktojnë reaksione alergjike që mund të kthehen në rrezik për shëndetin.

Metoda më e mirë për të kuptuar nëse një parfum është origjinal apo i kopjuar është çështje çmimi. Nëse parfumi shitet me një çmim shumë të ulët nuk mund të jetë tjetër vetëm kopje e rrezikshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet