Si të përgatisni liker kafeje, lexoni recetën tonë

Ku i shijoni pijet më të mira? Zakonisht në lokalet prestigjoze të verës apo në barnatoret e vjetra të cilat ende bëjnë pije bimore. Por nuk do të ishte keq sikur të përgatisnit një pije shumë të shijshme tuajën për ta ndarë me miqtë një pasdite të këndshme. Liker kafeje, një recetë e thjeshte, që kërkon shumë pak kohë shpenzime por në fund ka një rezultat fantastik. Gjithashtu kjo mund të jetë një ide shumë e bukur për dhuratat e fundvitit. Disa shishe të zbukuruara këndshëm me liker të përgatitur vetë, është një dhuratë që miqtë tuaj do ta vlerësojnë.

Përbërësit për rreth 1L liker:

450g kafe ekspres, 450g sheqer dhe 250g alkool i pastër

Fillimisht në një enë me zjarr të lartë shtoni kafen e ekspresit, më pas shtoni sheqerin, përzieni mirë derisa të tretet me zjarr shumë të ulët. Kur sheqeri të shkrihet tërësisht hidheni në një enë dhe lëreni të ftohet. Pasi të jetë ftohur hidhni alkolin. Hidheni në shishe dhe dhe lëreni aty për dy javë. Vetëm atëherë mund ta konsumoni. Ruajini shishet nga vendet me temperaturë të lartë. Lireri mund të konsumoher deri në 3 muaj pas përgatitjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet