Si të zvogëloni rrathët e errët dhe qeskat nën sy?

Lodhja dhe stresi shpesh mund të ndikojnë tek grate me formimin e rrathëve të errët dhe qeskave nën të sy. Ndonjëherë kjo ndodh edhe për shkaqe gjenetike, por është e mundur të adaptohen hile të vogla shtëpiake për të eleminuar ose zbutur këto bezdisje dhe që mund të zbatohen falë "përbërësve" që të gjithë i kemi në shtëpi.

Me domate. Domatet më të zakonshme janë të pasura me vitamina dhe minerale si hekuri, squfuri, kaliumi dhe kalciumi. Ata gjithashtu kanë një efikasitet të mrekullueshëm zbardhues. Për të korrigjuar rrathët e errët ju mundeni t’i përdorni në këtë mënyrë: përzieni dy pjesë të barabarta me lëng domate dhe lëng limoni, më pas aplikoni përzierjen nën sy për rreth dhjetë minuta, pastaj shpërlajeni me shumë ujë.

Sigurohuni që përzierja e lëngut të domates-limonit të mos arrijë në sy, sepse lëngu I limonit mund të jetë vërtet i bezdisshëm.

Me ujë të thjeshtë. Një nga shkaqet kryesore të rrathëve të errët është dehidratimi. Pini të paktën dy litra ujë çdo ditë, uji është sigurisht i efektshëm në luftimin e qeseve dhe rrathëve të errët.

Me qese çaji. Merrni qese të përdorur dhe vendosini ato mbi sytë tuaj për disa minuta. Janë relaksuese dhe qetësuese, të shkëlqyeshme për rrathët e errët. Me agrumet. Ato përmbajnë sasi të rëndësishme të vitaminave B dhe C: kjo i bën ata aleatë të çmuar për shëndetin e përgjithshëm të lëkurës dhe për këtë arsye edhe për të parandaluar rrathët e errët.

Me qumësht të ftohtë. Edhe këtu është një ilaç shumë i thjeshtë: thjesht zhyt një tampon pambuku në qumësht të ftohtë dhe më pas aplikojini në sy të mbyllur për të paktën dhjetë minuta. Me vaj kokosi. Mund të përdoret në kombinim me vajin e bajames për masazhe të buta në zonën e syve. Delikate por efektive.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet