Surpriza, Ronaldo

Ronaldo duket që ka ndërvepruar me kalimtarët, por është injoruar nga disa pensionistët

MADRID - Superylli i Realit të Madridit Cristiano Ronaldo, është maskuar me mjeshtri si një person i pastrehë, me një mjekër të plotë, një kostum të rremë dhe i shoqëruar nga një qen ka kaluar një pasdite në Madrid, tek Plaza del Callao.

Ronaldo duket që ka ndërvepruar me kalimtarët, por është injoruar nga disa pensionistët, ndërsa është refuzuar nga një vajzë e bukur, kur ai i kërkoi me mirësjellje numrin e telefonit.

Megjithëse njerëzit as e dinin që ishin në shoqërinë e njërit prej lojtarëve më të mëdhenj të botës, ata ishin të kënaqur ndërsa duken në foto duke u angazhuar me një endacak misterioz, përpara se Ronaldo të zbulonte identitetin e tij të vërtetë.

Pasi pothuajse e turpëroi një djalë të ri me aftësitë e tij në driblim, 30-vjeçari u ndal për të firmosur topin me të cilin po luante, përpara se të zbulonte kush ishte dhe t’ia jepte topin fëmijës së hutuar. SIgurisht pas këtij veprimi kaosi në rrugë ishte i pakontrollueshëm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet