Tajlandë/ 300 mijë punonjëse seksi kanë ngelur pa punë për shkak të Covid-19

Dritat e neoneve në zonën e “dritave të kuqe” në Bangkok janë fikur prej ditësh. Në Tajlandë, mbyllja e klubeve të natës, salloneve të masazheve, baret dhe ndalja e turizmit ka lënë pa punë mbi 300 mijë punonjëse seksi. Pjesa më e madhe e tyre ka zgjedhur të kthehet në shtëpi në pritje të përfundimit të pandemisë së koronavirusit. Të tjerët janë detyruar nga vështirësitë ekonomike të punojnë në rrugë, atje ku edhe rreziku i infektimit është më i madh.

Ditën e premte, qeveria e tajlandës ka vendosur ndalimin e lëvizjes së banorëve nga ora 10 e darkës deri më 4 të mëngjesit. Një urdhër që ekzekutivi është gati ta zbatojë thuajse gjatë gjithë ditës nëse nuk mjafton të ndalohet virusi, i cili deri tani ka infektuar mbi 2 mijë persona dhe ka vrarë 23 vetë.

“Kam frikë nga virusi, por duhet të gjej klientë pasi kështu arrij të ushqehem dhe të paguaj dhomën time në hotel”, ka treguar Pim, njëra nga punonjëset 32 vjeçare, e cila shton se nuk po gjen dot klientë që prej 10 ditësh.

Edhe Alice, një punonjëse seksi trans, mikeshë e Pim, është detyruar të punojë në rrugë. “Fitoja mirë, nga 300 deri në 600 dollarë në javë, por që kur kanë mbyllur gjithçka për shkak të virusit, të ardhurat thuajse janë bërë zero. Duhet të punojmë sepse jemi të varfëra, pasi nëse nuk paguajmë hotelin do të na nxjerrin jashtë”.

Duke qëndruar tek fondacioni Empower, një grup që mbështet punonjësit e seksit në Tajlandë, pjesa më e madhe e tyrë punon në industrinë e seksit të çfarë do lloj forme, deklarojnë se duhet të fitojnë deri në 6.4 miliard dollarë në vit.

“Gratë janë ato që vuajnë më tepër për shkak të masave të marra nga virusi. Shumë prej tyre janë nëna dhe detyrohen të prostituojnë për shkak të mungesësë së mundësive apo për shkak të rrogës shumë të vogël që u japin punëdhënësit”, deklarojnë ata.

Grupi i ka shkruar një letër të hapur qeverisë për të gjetur mënyrën e furnizimit me asistencë të të gjithë punonjësve që kanë humbur punën për këtë shkak. “Mendojmë se qeveria po lëviz shumë ngadalë dhe nuk merakoset për personat si ne që punojmë në industrinë e seksit. Kemi frikë se nuk do të kemi mundësi të fitojmë as për të ngrënë nga virusi”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet