Vetëvlerësimi, si ta rrisim?

Vera është ai sezon i vitit në të cilin luftojmë të kemi një marrëdhënie të mirë me veten tonë. Fakti që veshim rroba të lehta që kryesisht tregojnë trupin tone, daljet e para në det na bëjnë të ndihemi më të ekspozuar ndaj shikimit dhe gjykimit të të tjerëve; ditët më të gjata dhe një modeli i ri I zakoneve prish rutinën dhe na detyrojnë të rishohim veten ndryshe. Këtë vit, pas një periudhe të gjatë izolimi dhe një përdorimi të shpeshtë të ngushëllimeve ushqimore, ne kemi disi humbur zakonin e socializimit dhe e kemi gjetur veten me disa kilogramë shtesë, të cilat na bëjnë të ndjehemi edhe më të pasigurt. Në vend të humbasim forcën dhe të largohemi nga mundësitë e takimeve, ne duhet të shfrytëzojmë momentin dhe fillojmë të punojmë seriozisht për vetëvlerësimin tonë.

Çfarë është vetëvlerësimi? Është kompleksi i gjykimeve dhe sistemeve të vlerësimit që ne kemi për veten. Me këto fjalë ne zakonisht i atribuojmë një vlerë pozitive këtij bilanci dhe nënkuptojmë në mënyrë implicite shprehjen e idesë së një marrëdhënieje të mirë dhe një opinioni thelbësisht të favorshëm drejt personit tonë. Vetëvlerësimi është një model i ndërlikuar mendor që nënkupton aftësinë e vetë-vëzhgimit, të vlerësosh vetveten dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, të kesh një marrëdhënie afektive ndaj vetvetes, që është të dish të duash veten dhe gjithashtu ta falësh kur të jetë rasti. Këto modele njohëse janë fituar me kalimin e viteve që kur ne jemi fëmijë: nëse është e vërtetë që ambienti që karakterizoi fëmijërinë tonë luan një rol të rëndësishëm, është gjithashtu e vërtetë që në moshën madhore mund të bëjmë shumë për të korrigjuar mendimet që ne kemi për veten, duke vënë në lojë një seri proçesesh mendore që janë kryesisht nën kontrollin tonë dhe për këtë arsye brenda mundësive tona.

Vetja e vërtetë dhe vetja ideale. Dialektika mes kush jemi dhe asaj që do të donim të ishim është historia e konfliktit të përhershëm të brendshëm njerëzor, por është gjithashtu ajo që na shtyn vazhdimisht të përpiqemi të përmirësohemi. Është vetëm krahasimi midis këtyre dy aspekteve për të krijuar vetëvlerësim, i cili do të jetë më i madh aq më shumë të dy anët e vetvetes do të duken njësoj. Për t’u përmirësuar, duhet të veprojmë për t'i zvogëluar ato distanca, ulja e pritshmërive nga njëra anë dhe përmirësimi i vetvetes reale sa më shumë që të jetë e mundur në tjetrën.

Si jemi ne në të vërtetë… Kur duhet të gjykojmë veten, mësojmë nga ato që jemi në të vërtetë, duke harruar modelet tona ideale. Ne e konsiderojmë veten objektivisht, në të keqen, duke i pranuar të metat tona, por gjithashtu dhe mbi të gjitha në të mirën, pa lejuar që ajo që nuk duam për ne të marrë përsipër një gjykim të përgjithshëm.

Ankthi për të qenë gjithmonë të bukura. Hapi i parë në ndërtimin e një marrëdhënie të mirë me veten tonë është pra të jemi në një mendje me trupin tonë. Hulumtimet e bëra disa kohë më parë zbuluan se një në pesë gra dhe një vajzë nga katër ndihet në ankth kur duhet të vlerësojë pamjen e saj fizike, veçanërisht nëse e krahasojnë me modelet estetike të propozuara nga media dhe rrjetet sociale. Po ashtu vetëdija se këto janë modele shpesh fiktive nuk ka një efekt të shkëlqyeshëm, me pasoja të rëndësishme mbi vetëvlerësimin. Pra, le të analizojmë siluetën tonë në mënyrën më objektive të mundshme, le të punojmë për të ndryshuar gjithçka për mirëqënien dhe të mësojmë të pranojmë karakteristikat që ne nuk mund t'i ndryshojmë, si tipare që na bëjnë unike.

Ajo që do të donim të ishim. Modelet tona të referencës janë shpesh shumë të larta dhe joreale. Në vend që të bien pre e ankthit, le të vendosim synime më të afërta dhe më të arritshme: për shembull, në funksion të testit të kostumit ne propozojmë të humbim një kilogram në javë nga këtu në pushime. Ne duam të rikthehemi formë? Një tridhjetë minuta në këmbë ose vrapimi çdo mëngjes para se të shkoni në punë është një qëllim i shkëlqyeshëm dhe është shumë më i arritshëm nga sa e imagjinojmë. Bota është një vend armiqësor që na bën ndjehen te shtypura? Le të punojmë shumë çdo ditë ose çdo javë për të bërë diçka që e ndiejmë të nevojshme dhe ntë sigurohemi ta marrim para se të kalojmë në qëllimin tjetër.

Doracak për vetëvlerësimin.

• Çdo mëngjes para pasqyrës të gjejmë diçka nga ne që na pëlqen të gjithë e kemi!

• Të kujdesemi për pamjen tonë: një veshje e thjeshtë, por e mbajtur mirë dhe pak make-up mund të bëjë mrekulli.

• Të bëjmë diçka për trupin tonë: hamë më pak dhe lëvizim më shumë.

• Të shoqërohemi me njerëz pozitivë dhe të gëzuar.

• Gjatë ditës të bëjmë të paktën një kompliment për veten për diçka të mirë që ne e kemi bërë.

• Të flasim pozitivisht - Të shmangim terma negativë në përshkrimin e vetvetes: në vend të "flokët e mi sot janë një tmerr ", të themi: "Unë me të vërtetë kam nevojë për parukier "(dhe ndoshta le të shkojmë me të vërtetë!)

• Gjithmonë të kërkojmë anët më të mira në gjërat dhe njerëzit përreth nesh.

• Jo për ankesat: mërzitja vetëm ushqen një humor të keq dhe nuk sjell zgjidhje.

• Mendoni për të tashmen: ne kemi një kontroll mbi të, ndërsa e ardhmja është e pasigurt.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet