Walter Chandoha, fotografi i parë i maçokëve

Filloi karrierën e tij në vitin 1948...dhe nuk e la më. Ndërroi jetë në Janar 2018 dhe konsiderohet si i pari që i hapi rrugë fotografëve të kafshëve që sot kanë populluar webin

Një maçok i pozicionuar mirë mund të tërheqë vëmendjen e publikut. E kanë kuptuar më kohë drejtorët e revistave dhe të gazetave në mbarë botën. Fotot e maçokëve përdoren më sukses dhe për shitjen e produkteve.

Ndër të parët që fotografuan macet ishte dhe Walter Chandoha, i cili vdiq në Janar të 2018. Bëri shumë bujë me albumin e tij fotografik "Cats. Photographs 1942–2018 (Taschen)". U lind në vitin 1090 dhe pasi mori pjesë në luftën e dytë botërore, filloi të studionte marketing në New York. Në janar të 1048 sheh një maçok të vogël të braktisur në dëborë. E merr, e fut në xhep dhe e çon në shtëpinë e vet. Brenda pak kohësh ai maçok bëhet protagonist i shumë shkrepjeve me aparat nëpër lëndina.

Për ndonjë arsye që nuk dihet, maçoku çdo natë në orën 23.00 fiks, fillonte të vraponte si i çmendur. Nuk iu desh shumë të kuptonte sesi me një maçok protagonist mund të fitonte shumë gara fotografish.

Ashtu siç do ta pohonte dhe vetë më vonë në një intervistë: "Jetuam më pak për dy vite, por ishim shumë të lumtur...dhe pse në atë periudhë nuk e dinim, po ndërtoja bazat e një prej albumeve më të kërkuara 50 vite më pas me 225.000 foto, 34 libra, më shumë se 300 kopërtina revistash dhe mijëra njoftime publicitare. Ishte një periudhë ku rreth 90% e fotografive në konfeksionet për mace dhe qenë ishin të miat".

Por cilat ishin marifetet që përdori Walter për shkrepje cilësore me aparatet fotografike? Provat e para i bëri me maçokun e tij të parë, kë tjetër? Ai zhvilloi shumë metoda të zgjuar për të bërë poza të shkëlqyera, psh duke vendosur pak ushqim në mobilje për të kapur një pozicion të caktuar, apo duke e ndarë një maçok nga mamaja për ta fotografuar, duke vrapuar më pas tek ajo, etj etj.

Chandoha është autor i libri "How to Shoot and Sell Animal Photos", që për shumë fotografë do të ngelet një pikënisje për të ecur në gjurmët e tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet