Zbulo 5 sekretet e bukurisë së Kate Moss!

Që nga përdorimi i përditshëm i kthyesit të qerpikëve, tek metoda e shpejtë për ti dhënë pamje normale rrathëve të zinj poshtë syve, flokë të pakrehur, por seksi. Më poshtë sjellim disa nga sekretet e bukurisë së një prej top modeleve më të mira në botë, që sapo mbushi 45 vjeç (dje). Me një fytyrë të imët që e thyen telekamerën, megjithë gjatësinë e saj të ulët për një fotomodele, si ajo s'ka! Dhe pse mbush 45 vjeç, s'ka humbur asnjë gram nga bukuria. Po cilat janë sekretet e kësaj bukurie kaq top dhe enigmatike? Ja pesë prej tyre...

Kujdesi ndaj lëkurës: Në një intervistë për Vogue Uk Moss zbulon një krem antiage që e kombinon me një elixir për fytyrën të linjës AQ Meliority di Decorté, beauty brand për të cilën është ambasadore dhe drejtore kreative. Këtë kujdesi të thjeshtë për lëkurën e saj, Kate i shton pak onsen, spa japoneze, të cilën e ka zbuluar gjatë udhëtimeve të saj atje.

Post Hangover: Sekreti i vjetër i yjeve të Hollywood-t që e kanë kopjuar dhe top modelet. Nëse fytyra juaj është e enjtur, pak copa akulli dhe kastravec ndihmojnë. Zhys fytyrën time brenda për pak sekonda disa herë dhe "rikthehem e freskët si luledele", pat thënë njëherë Moss për Vogue UK.

Make Up: Korrektues, krem pudër, laps për sy dhe mascara e zeze, janë të domodoshme. Por jo gjithmonë i përdor të tëra njëherësh. Shpesh nuk i vëndos asnjë, dhe tel pa makiazh. Kur dal darkave preferoj të përqëndrohem tëk sytë ose buzët. Asnjëherë tek të dyja sepse makiazhi duhet të shërbejë për të vënë në qëndër një pjesë të bukurisë, jo pa mbingarkojë atë.

Flokët: Flokët e lyer, të gjatë dhe lehtësisht të shkallëzuar. Shpikje e parukierit Sam McKnight i cili ka mundur të valorizojë një fryrje natyrale tek flokët e saj: "Kam vendosur ta braktis flokun super të shtrirë shumë vite më parë", rrëfen. "Lila (vajza e saj e cila është testimonial bukurie për Marc Jacobs) ka flokët e mi, por ende nuk ka vendosur ta lëshojë nga dora piastrën". Kate është e famshme për flokët e saj të mbledhur messy, por dhe për bishtin e mbajtur poshtë më shumë nonchalance.

Një beaty case e mbajtur keq: Gjithçka rrëmujë. Shpesh herë Kate ka thënë se brenda në trousse-n e vet gjen të shpërndara hijet e sytë kudo, buzëkuqë të thyer. "Kur kam një mëngjes të lirë pastroj gjithçka përfshi dhe penelat por kjo ndodh shumë rrallë", thotë Moss.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet