Zonjë është ajo që nuk interesohet të ketë shumë burra në këmbët e saj, por një në lartësinë e saj

4 këshilla të vlefshme nga perandoresha e stilit që dëshiron t'i shohë gratë elegante dhe të përkryera

U lind më 8 Janar 1939. "Zonjë është ajo që nuk interesohet të ketë shumë burra në këmbët e saj, por një në lartësinë e saj". Kjo është një nga frazat më të preferuara, e thënë nga stilistja e madhe e modës, Carolina Herrera.

Nuk janë pak njerëzit që e kanë karakterizuar si perandoresha e stilit, pasi njihet për elegancën e tepruar dhe finesën e saj. Askush nuk mund të vërë në dyshim se është një nga gratë më të aristokrate dhe të mirë-veshura në botë. Interesante është se ka thënë se dëshiron t'i shohë dhe gratë e tjera kaq të mrekullueshme ... U lind në mes të modës dhe kontakti i parë me qepjen cilësore ishte në të 13-tat, kur gjyshja e saj e dërgoi në Paris për të marrë pjesë në shfaqjen e qepjeve cilësore Cristobal Balenciaga.

Carolina Herrera pranon se: "Syri im ishte mësuar të shihte gjëra të bukura." Por cilat janë këshillat e saj?

1.Të keni stilin tuaj që ju përshtatet. "Moda duhet t'ju kënaqë. Dua t'i bëj gratë të duken më të bukura dhe të sigurta, sepse ajo që veshin pasqyron personalitetin e tyre, stilin e tyre, atë që duan të ekspozojnë. Gjithmonë thosha se më pëlqen magjia dhe qëndrueshmëria. Luksi, për mua, nuk ndryshon në varësi të sezonit dhe trendeve, sepse luksi është të merrni diçka që doni, por që nuk ju duhet në të vërtetë. Dhe kjo është diçka që ne gratë bëjmë gjatë gjithë kohës". 2. Nuk ka asnjë kuptim të kopjoni të tjerët". Gjëja më e rëndësishme është të krijoni stilin tuaj, vetë nënshkrimin tuaj dhe mos të kopjoni të tjerët. Jo, duhet të keni stilin tuaj dhe të thoni: "Unë do të vesh këtë, më përshtatet", edhe në qoftë se nuk u pëlqen të tjerëve". 3. Nuk ka asnjë arsye për t'u frikësuar nga dështimi. Mirë është të mësoni nga gabimet tuaja. "Ka momente, të tmerrshme, kur ndjen sikur nuk mund të kapërcesh asnjë pengesë. Harrojeni. Do të vijë koha kur do thoni: "Pse e bëra atë, nuk ia vlente". Pa dështim, nuk mund të ketë sukses. Në jetë, duhet të ketë disa dështime për të na bërë të kuptojmë se ka një sfidë për çdo gjë që bëjmë. Dhe kur të zotëroni suksesin, do donit më shumë dhe më shumë". 4.Këmisha e bardhë është, gjëja më elegante dhe e përjetshme që mund të veshë një grua". Kjo veshje është e qëndrueshme në preferencat e mia. E adhuroj. Mund të vishet me çdo gjë dhe në çdo person duket ndryshe. Kurrë nuk do të lodhem ta dizenjoj. Sekreti fshihet në zbatimin e duhur. Nëse një grua mendon se i përshtatet, kurrë nuk do ta ndajë nga vetja". /Ngjarje Nga Historia Botërore/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet