A ju kujtohen piramidat, gomonet ? E mirë, tani quhet Azil

Shqiptarët realisht kanë një problem të madh me veten. Nuk janë në gjendje të ndërtojnë. Preferojnë më shumë t'u bësojnë përrallave e fatit, sesa të kërkojnë brenda

Hermesnews - Shqipëria sot po tregon se ka një problem më qytetarët e vet që duan medoemos të jetojnë jashtë vendit qoftë duke u përpjekur të bindin, qoftë duke pretenduar, ose thjesht duke kërkuar lëmoshë. Shqiptarët nuk mund të kërkojnë azil njësoj si atij që i pritet koka në vendin e tij, dhe të ankohen se jetojnë në një dhomë pikërisht me të në Gjermani. Është absurde. Ky fluks, të cilin opozita po e përdor kundër qeverisë pa dhënë asnjë zgjidhje, apo opsion zgjidhjeje, pra ky fluks, së bashku dhe me një hamendje që po shpërndahet në media për prishje koalicioni qeverisës është një tentativë për të rrëzuar pushtetin dhe prej këtu humb krijimtaria e secilit sepse egoja u zë sytë.

Këto manipulime të masës, nuk janë ndonjë novità në Shqipëri. A ju kujtohen piramidat ? Eksodet me tragetë ? Gomonet me klandestinë ? Po ? E mirë, tani quhet azil.

Rritja e pakënaqësisë popullore, deri në atë nivel sa të rrëzohet qeveria. Qeveria mund dhe të rrëzohet, po a duan njerëzit këtë ? Janë vërtet të pakënaqur kaq shumë shqiptarët sa të votonin përsëri të njëjtët ? Nuk di se çfarë mund të ndodhi më vonë, por kjo nuk është e vërtetë për momentin. Ka arsye për t’u kritikuar kjo qeveri që po i çoka shqiptarët për azil, por nuk eshte kjo.

Ka arsye për debat mes PSsë dhe LSIsë, por kjo nuk do të thotë se do të prishet koalicioni. Mosqënia në një vijë me aleatin, jo gjithmonë e shëmb qëllimin e përbashkët. Prandaj me hir a me pahir, kjo qeveri mban akoma. Tani le te zbulojmë shkaqet e tjera për azil.

Ah po, kam unë një. Shqiptarët realisht kanë një problem të madh me veten. Nuk janë në gjendje të ndërtojnë. Nuk janë në gjendje të ndjejnë hapësirën, nuk rebelohen për të ndryshuar pikëvështrim, dhe janë dembel. Dreqi ta marrë po janë dembëla.

Preferojnë më shumë t'u bësojnë përrallave e fatit, sesa të kërkojnë brenda qytetit të vet të jetojnë më mirë. Ende e quajnë spiun, atë që denoncon hapur një krim, një paligjshmëri që u bëhet kur një barkderr, ngulmon në të tijën si bajraktar njerëzish.

Cështja e azilkërkuesve është e lidhur me përdorimin që i bëhet pikërisht këtij lloj mentaliteti që është gati t’i vërë flakën shqipërisë para se ta ndërtojë dikush tjetër. Ka vetëm një rrugë për të ulur “azilantët”. Rritja kulturore dhe e mirëqënies. Nuk ka rrugë të tjeshtë, asnjë popull nuk ka bërë rrugë të thjeshtë. Ka shumë rrugë dhe një Zot e di pse, ne ende vazhdojmë të zgjedhim të njëjtën.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. mentori  e Premte 4 Shtator, 2015

    bukur