PD kritika për 'dhunë' fiskale

Komunikata e selise blu: ''Shqipëria sot, me shkallë tatimore rreth 50% më të lartë mbledh më pak të ardhura se para dy vjetësh''

TIRANE - Demokratët nuk janë dakord me formën me të cilën Qeveria po mbledh taksat e bizneseve dhe qytetarëve. Gjatë një komunikate për shtyp, selia blu tha "çelësi i artë për të ngritur një sistem taksimi modern, të ndershëm, të thjeshtë e që jep maksimumin e të hyrave me minimumin e kostove administrative ishte rritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve nga vetë tatimpaguesi." PD flet për një rikthim të metodave të diktaturës dhe fakti që në Shtator do teëfilloje aksioni tjetër mbi librat kontabël të tatimpaguesve e ndoshta të hyra shtesë të vilen me arbitraritet e me përdhunë, rëndon tek forma me të cilën, sipas tyre, po kryhet administrimi fiskal "preludi i diktaturës fiskale" vëren selia blu. Shqipëria sot, me shkallë tatimore rreth 50 % më të larta mbledh më pak të ardhura se para dy vjetësh, sipas tyre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet