20 ditë larg Brexit. Çfarë ndodh nëse s’ka marrëveshje?!

Nga Arben MANAJ - Londër

Kur kanë mbetur më pak se 20 ditë nga data kur Britania do duhet të dal zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, java e ardhshme pritet të jetë vendimtare pasi Parlamenti britanik do duhet të votoj për herën e fundit planin e Kryeministres Theresa May të rënë dakord me BE, ku gjasat janë se serish do të refuzohet. Por çfarë pritet të ndodhë me pas nga ana proceduriale. E marta e ardhshme, do te jete vendimtare per procesin e Brexit, i cili formalisht do duhet te ndodh me 29 mars, vetëm 20 ditë më larg.

Parlamenti do votoj planin e Tërheqjes së Britanisë nga BE-ja, të rënë dakord mes kryeministres britanike dhe homologeve të saj evropain, plan i cili një muaj më parë pësoi humbjen më spektakolare në historinë e parlamentit britanik, me mbi 200 vota kundër.

Gjasat janë se sërish do ndodh e njëjta gjë. Të martën deputetet do votojnë planin e nëse ai hidhet poshtë, ata një ditë më pas, do votojnë sërish nëse do duhet Britania të dal pa marrëveshje nga BE-ja, opsion që gjërësisht hidhet poshtë, pasi gjykohet se do jetë katastrofik për të ardhmen e vendit.

E nëse deputetet nuk e pranojnë këtë opsion, të enjten do ndodh votimi i fundit për të shtyrë në kohë daljen e Britanisë nga BE-ja për një periudhe te pacaktuar edhe pse pritet te jete disa mujore. Por kjo do te varte edhe nga Bashkimi Evropian, te cilit i leverdis mosdalja e Britanise nga Unioni.

Numrat në Parlament janë shumë delikat. Dilema për ithtarët e Brex-it, mbetet të votojmë një plan që e nxjerr Britaninë nga BE-ja edhe jo siç do donin ata, thënë ndryshe një plan që quhet Brexit vetëm në emër dhe bie në kundërshtim me atë që ta kanë dëshiruar duke tradhtuar rreth 17 milionë britanikët që votuan për daljen nga BE-ja. Apo të votojnë shtyrjen e daljes, i cili teorikisht mund të çoj edhe në anulimin e Brex-it, nëse një referendum i dytë e anulon të parin. Gjithçka është e hapur në këtë lojë dhe kushdo që thotë se di me saktësi se çfarë do ndodh, thjesht gënjen.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet