Doriana METOLLARI

A do ta kalojë SPAK provën e parë gjashtë mujore?

nga Doriana METOLLARI

Ndërsa institucioni i SPAK u ngrit, rrezultatet e para duhen medoemos të duken brenda gjashtë muajve. Kjo do të jetë prova e parë e organit që është nën mbikqyrjen e vazhdueshme të FBIsë Amerikane. Në këto gjashtë muaj priten të mbyllen shumë dosje me arrestime të bujshme. Nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë do ta marrim vesh se deri ku kanë shkuar tentakulat e politikës, çdo zvarritje më tej do ta vërtetonte këtë që shkrova më sipër. Por shërbimet e inteligjencës nuk do ta lënë të kalojë këtë periudhë për të parë se çfarë po ndodh me anëtarët e SPAKut dhe dosjet që kanë në dorë, pasi testimet e para do të kryhen menjëherë pas Vitit të Ri, pa rënë në sy.

Do të duhen 50 vite, tha njëherë një burrë i mënçur, që në këtë vend të rivendosej sistemi demokratik, kohë që iu desh diktaturës të bënte ciklin e vet. Nuk isha dakord atëherë dhe s'kam sesi të jem tani që ky vend ka institucione të reja, me figura të reja. Varet gjithçka nga vullneti ynë, nga dëshira që kemi, nga qëllimi, nga sakrificat që duam të bëjmë. Ka gjithmonë një rrugë, ka gjithmonë rrugëzgjidhje, ka shpresë.

Diktatura la një mendësi që vuri individin mbi ligjin dhe institucionin, dhe i hodhi shqiptarët në mjerim për 30 vite me radhë, aq sa e bëri të padurueshme jetën për shumëkënd, i la si peshku në zall organizmat ndërkombëtarë që ërdhën me misione e ikën duke psherëtirë përballë fakteve që nuk merrnin asnjë reagim institucional. Të gjithë kishin krijuar kastat dhe mbronin njëri-tjetrin. Të vetmit jetimë ishin qytetarët dhe ky vend që zhvatej përditë, qeverisej pa një vizion, duke larguar përditë e më shumë njerëzit e thjeshtë nga partitë që kullonin në luks, pa kauza. Këto 30 vite u krijua qytetari i dhunshëm dhe pasiv, antisocial, gati për të bërë një transport marijuane, për të fundosur dikë pa drejtë, për tu shitur e për tu blerë, pa sferë të fortë njerëzore, pa mbrojtur të e dobëtin, me një mendim të cekët për veten dhe për vendin.

Por le ti kthehemi prapë SPAK. Gjashtë muajtë e parë do të jenë deciziv, ato dosje nuk janë surprizë për askënd, ka emra të njohur, ka ngjarje të mëdha, ka lidhje të forta të krimit me politikën. Politika i druhet me shumë se kushdo. Më në fund janë shqiptarët ata që mund të ulen përballë këtij ekrani me një gotë verë para. Loja le të fillojë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. evi  e Diel 22 Dhjetor, 2019

    e kalon o fshatar se po te ishte per tanet nuk do shkonim askund

  2. Fshatari  e Diel 22 Dhjetor, 2019

    nuk e kalon se nuk e lene keta!