Aida Topalli, gazetare e politikës në gazetën ''Standard''

A nuk ka Shqipëria intelektualë që të na udhëheqin, se na mbyti injoranca?

nga Aida TOPALLI

Do iu them një gjë, që ta mbani mend! Të jesh në një komision parlamentar, ku debati degradohet në fyerje e sharje, është grahma e fundit e kulturës së individit. Jam kurioze të di, a kanë kulturë këta njerëz? A kanë formim? A kanë intelekt? Çfarë dreqin kanë?

Deputetë që nuk e dinë rolin që ka Qeveria, s’kisha parë kurrë. Deputetë që thonë se qeveria nuk ka përgjegjësi për krimin, për drogën, e për çfarëdolloj shkeljeje tjetër, as kisha parë e as kisha dëgjuar.

Si mud të përfaqësosh popullin në parlament, kur nuk di vendin tënd?

Si mund të japësh zë, kur zëri yt tingëllon me tinguj që as një fëmijë, me pafajësinë, nuk i nxjerr? Si mundet një femër që mburret për zgjuarsi, t’i dalë nga goja një gafë e tillë? A nuk është turp?! A nuk është mëkat të dëgjosh shprehje të tilla?

Spiropali deklaroi sot një gjë të madhe. Ajo pohoi me gojën e saj se jemi në një qeveri të pasigurt. Ajo na hapi sytë duke na treguar se siguria ishte zero. Se institucionet e mbrojtjes, të rendit e të drejtësisë, nuk funksionojnë, dhe se nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për çfarë ndodh.

Kjo nuk është propagandë, se shumë mund ta quajnë të tillë. Për fat të keq, sot iu vendos vula. Siguria nuk ekziston më. Po ç’të bëjmë? Të ikim me vrap? Po ku të ikim? Të dalim kundër këtyre shkeljeve? Po si të dalim se nesër na heqin zvarrë me fyerje e perversitete?

Si ra Shqipëria në këtë gradë? Si besuan shqiptarët tek njerëzit e gabuar? Pa frikë them se, më shumë se sa besuan, shqiptarët u blenë. U blenë nga fjalët e bukura në kohë fushate. U blenë nga premtimet e pambajtura kurrë. U blenë me para, për një thes miell.

Degradim! Imoralitet! Nuk di si ta përcaktoj, por për mua, si qyetare e thjeshtë në këtë rast, nuk mban më pilafi ujë. Z.Spaho ka ngritur një pyetje që disa herë u citua edhe sot: a nuk ka Partia Socialiste njerëz që nuk kanë lidhje me krimin dhe drogën?

Unë do të ngrija një pyetje, sozi, por me një tjetër kërkesë: A NUK KA SHQIPËRIA INTELEKTUALË PËR TA UDHËHEQUR KËTË VEND, SE NA MBYTI INJORANCA?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet