Abuzimi i drejtësisë dhe projektligji ''për shkollën e magjistraturës''

nga Av. Phd Sabina Meta

Shkolla e Magjistraturës, është shkolla e cila siguron formimin profesional të magjistratëve (gjyqtarë, prokurorë), formim ky i cili shtrihet ne kuadrin profesional dhe përfshin njëkohësisht programin e formimit fillestar të kandidatëve për magjistratë si dhe të formimit vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë në detyrë. Për pranimin e kandidatëve pranë kësaj Shkolle, veprohet në këtë mënyrë: Drejtori i Shkollës, në përputhje me numrin e vendeve vakante, të përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për kandidatët për gjyqtarë dhe nga Prokurori i Përgjithshëm për kandidatët për prokurorë, shpall njoftimin për paraqitjen e kërkesave të kandidatëve, duke bërë të njohur dokumentet që duhet të shoqërojnë këtë kërkesë, datën e mbarimit të afatit për paraqitjen e tyre dhe listën e lëndëve, që do të shërbejnë si bazë për testimin e kandidatëve, programin përkatës. Kanditatët që regjistrohen në Shkollën e Magjistraturës duhet të ketë: Notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë) sidoms lëndët kyesore ku përfshihen E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e Përgjithshme dhe Pjesa e Posacme), Procedura Civile, Procedura Penale, E drejta admisnitrative dhe e Drejta Kushtetuese. Për të diplomuarit si "Jurist" në programe universitare në gjuhë të huaj, parashikohet një koefiçient vështirësie të barabartë me 1.2 i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike; Të jetë diplomuar si “Jurist” në një nga Fakultetet e Drejtësisë Publike apo jo Publike, të akredituar brenda ose jashtë vendit. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5 vjeçar; Të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplome universitare të fituar para përshtatjes së studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4 vjeçar, e cila është ekuivalente me një “Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, (DIND)”; Po ashtu, mund të regjistrohen për konkurrim edhe studentët e diplomuar si “Jurist” në programin minimal 4-vjeçar, deri në vitin 2010, mbështetur në nenet 31 pika 6 dhe 89 të Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”;Pjesë përbërëse e dokumentacionit për tu paraqitur në dosjen personale të kanditatit duhet njëkohësisht, dëshmi/çertifikata të mbrojtjes së gjuhës angleze mbi bazën e testeve ndërkombëtare të njohura nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit. Njohuritë e gjuhës angleze duhet të jenë të paktën në nivel bazik, për IELTS 5.0 pikë, TOEFL 35-40 pikë, e kështu me radhë për analogji me to, etj; Dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku ata kanë jetuar dhe punuar pesë vitet e fundit të jetës së tyre, kartë identiteti e fotokopjuar dhe noterizuar, çertifikatë familjare, dëshmi penaliteti, formulari i vetdeklarimit, raport mjeko – ligjor, fotografi 1 (cope), CV …

E drejta për të konkurruar në Shkollën e Magjistraturës i takon çdo studenti deri në tre herë duke filluar nga viti akademik 2011-2012. Referuar projekt ligjit 2016 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin Nr Nr 8136 dt 31-07-1996“ Për Shkollën e Magjistraturës në Republikën e Shqipërisë”, citohet se, (pas nenit 17, shtohet neni 17/1 me këtë përmbajtje): Në përputhje me numrin e vendeve vakante të përcaktuara sipas nenit 16 të këtij ligji, u ofrohet pranimi pa konkurs kandidatëve që kanë përfunduar studimet në një prej universiteteve prestigjioze të vendeve anëtare te Bashkimit Europian, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas listës që miratohet me urdhër të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Arsimit dhe Sportit. Kanë përfunduar studimet me “Medalje Ari” në Universitetet Publike në Republikën e Shqipërisë.” Më tej vijon se për formimin fillestar të kandidatëve që pranohen pa konkurs, sipas nenit 17/1, për vitin akademik 2016-2017 dhe 2017-2018, nuk zbatohet neni 14 i ligjit, qe konsistonte në Formimi fillestar i kandidatëve (ku përfshin një periudhë tre vjeçare që përbëhet nga një vit programi teorik me lëndë të ndryshme të së drejtës; një vit praktikë nën kujdesin e një pedagogu të shkollës dhe nën drejtimin e një gjyqtari apo prokurori me kualifikim të lartë, një vit praktik aktiv me ndjekjen e çështjeve më pak të komplikuara nën drejtimin e një gjyqtari ose prokurori (periudha e stazhit profesional), etj..Por referuar këtij projekt ligji citohet se: Formimi fillestar i tyre përfshin një periudhë 1 vjeçare trajnimi intensiv, ku ndërthuret programi teorik me praktikën aktive me ndjekjen e çështjeve më pak të komplikuara nën drejtimin e një gjyqtari ose prokurori.

Prezumoj se ky projekt ligj, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin, parimin e shtetit dhe së drejtës pasi cenon parimin e barazisë si një parim të rëndësishëm të shtetit dhe të së drejtës, duke I vënë në pozita jo të barabarta: Studentet që përfundojmë studimet pranë Fakulteteve të Drejtësisë të Shtetit Shqiptar (Universitete Publike) me studentët që kanë përfunduar studimet në një prej universiteteve prestigjioze të vendeve anëtare te Bashkimit Europian, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas listës që miratohet me urdhër të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Arsimit dhe Sportit, e cila është subjective dhe jo objektive. Studentët që përfundojmë studimet pranë Fakulteteve të Drejtësisë të Shtetit Shqiptar ( Universitete Jopublike ) me kategorine e sipercituar. Studentet që kanë përfunduar studimet me “Medalje Ari” në Universitetet Publike në Republikën e Shqipërisë, por duke përjashtuar studentët qe kanë përfunduar studimet me “Medalje Ari” në Universitetet JoPublike në Republikën e Shqipërisë. Nuk kërkohet mesatare për Studentet që kanë përfunduar studimet ne Universitetet e Huaja (as minimum apo maximum ), medalje ari, kohzgjatje e ciklit mësimor apo studimeve të kryera jashtë nga ana e tyre, apo kritere të tjera që u kërkohen studentëve shqipëtar.

Nuk marrin pjesë as në testimin psikologji as professional, pavaresisht faktit se studentët shqipëtare të shkollave publike e jopublike , për një kohë shumë të gjatë formohen teorikisht e praktikisht de facto e de jure me legjislacionin Shqipetar, praktike unifikuese të Gjykatës se Larte, Kushtetuese, Strasburg, në raport me “studentët Shqipëtar por qe kanë përfunduar jashtë”, që me një logjikë të thjeshtë nuk mund të kënë as gjysmën e formimit që kanë këto studente dhe qe fitojnë automatikisht të drejtën për të qënë magjistrat, pa ditur as ABC e legjislacionit shqiptar, pa konkurs, pa lodhje në shkollën më të rëndësishme të Shtetit Shqiptar që përfaqëson Gjyqësorin Shqiptar sot dhë në të ardhmen”ndoshta” .

Cënon dhe mënyrën e formimit professional teorik dhe praktik të vetë magjistratëve të ardhshëm, duke i klasifikuar në dy grupe, studentët me konkurs që do trajnohen sipas ligjit që është në fuqi dhe ato të emëruar pa konkurs (sipas projekt ligjit) të cilët do të kenë një mënyrë tjetër formimi, të cituar më lart. Pra duke qënë në këto kushte, është një favorizim i hapur jo i mbështetur në ligj dhe antikushtetues që cënon të drejtën për barazi, për trajtim të barabartë pjesëmarrje të barabartë në konkurrim, duke favorizuar dhe duke shpallur “fitues apriori si magjistrate”- studentët që kanë studiuar jashtë. Një projekt ligj i tillë dhe miratimi i tij në të ardhmen sjell pasoja negative për këto arsye:

•Ky projekt ligj nuk është në shërbim (dhe të mirën) e Reformes në Drejtësi, prapa së cilës fshihen haptazi interesa politike dhe ndërhyrje të pushteteve në pushtetin Gjyqësor de facto dhe de jure, për marrjen e pushtetit gjyqësor, ka është një Bombë e Vërtetë për pushtetin Gjyqësor në të ardhmen. Cënon haptazi Imazhin dhe rolin e Shkollës se Magjistraturës e cila karakterizohet nga rregulla te forta strikte dhe konkurs rigoroz, ku konkurojnë mes njeri - tjetrit studentët me rezultate më ë larta , që kanë vite që investojnë për të qënë kanditatura të përshtatshme për të konkuruar pranë kësaj Shkolle e cila ka nxjerre vetëm kuadro te mirkualifikuar , duke përfshirë studentë me konkurs e pa konkurs e me mënyra të ndryshme formimi professional. Dëmton gjyqësorin e ardhshëm pasi është një rikthim në kohë i “Gjyqtareve 6 mujor“. Cënon parimin e barazisë, të drejtën për tu trajtuar në mënyrë të barabartë në kushte të njëjta, duke i lënë vend abuzimit, pabarazisë shkeljes së shumë të drejtave kushtetuese, ligjore, të njohura dhe të pranuara nga Kushtetuta jonë. Miratimi sot i një projektligji të tillë, do jetë dështimi i gjyqësorit të ardhshëm.

Author

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. Sabina Meta  e Enjte 3 Mars, 2016

    Faleminderit miku im, z. Gezim Hasaj dhe nisur nga fakti qe jemi te dy kolege e di qe ndan te njenjtin mendim me mua lidhur me perspektivat e gjyqesorit te ardhshem. Respekt per ty.

  2. Gezim Hasaj  e Martë 1 Mars, 2016

    Pershendetje mikja ime. Besoj se ke kontribuar per proceson e reformave ne drejtesi edhe e vleresoj konstatimin edhe vlersimin tend. Vertete qe pasojat e ketyre cenimeve kushtetuese do reflektojne ne drejtesine e ardhshme.