Albin Kurti, Shqipëria ju ka frikë

Nga Doriana Metollari

Albin Kurti, nuk jeni ju, është ajo cfarë ju përfaqësoni që do t'a largojë Shqipërinë nga Kosova. Është politika juaj, programi juaj partiak. Ju flisni për klasën e mesme, në Shqipëri ka skllevër me 200 euro rroge, dhe skllavopronar që ruhen me banda.

Përballë jush shtiren të ditur, dhe debatojnë anslistët, por jo për të vërtetën. Janë të orientuar para dhe gjatë emisioneve. I ke parë kur shohin mesazhet ne whatsup gjatë gjithë kohës?

Në vendin tuaj politikanët ndërrohen shpesh, tipike e vendeve perëndimore, tek në cdo 20 vjet, sepse janë diktatorë.

Ju thoni të ulim taksat, ky është vendi i Kastriotit. Jam dakord, por kujto se në vendin tim është luftuar vetëm një herë për demokraci, pas kësaj kemi ndërtuar vetëm monopole.

Nuk ka patur me shpirt lirie, sepse i'a shitën dreqit. Nuk e ka kush personale me ju, nuk ke për t'i pëlqyer kollaj politikanëve tanë. Kanë frikë modelin tuaj, kanë frikë se shqiptaret këtej do t'a pëlqejnë, ose e pëlqejnë që tani.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet