Analistët: Qytetarët e Maqedonisë dhe Shqipërisë janë të gatshëm për të qenë pjesë e familjes evropiane (video)

Shkup, 6 korrik - Maqedoninë dhe Shqipërinë e ndajnë vetëm se edhe pak muaj deri në fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian (BE) për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE.

Nga ana tjetër, për Maqedoninë i një rëndësi të veçantë është Samiti i NATO-s i 11 dhe 12 korrikut. Edhe pse politika po e bënë punën dhe detyrat e saj, qytetarët në gjithë këtë "eufori" integruese duket të jenë pak sa të "hutuar". A janë qytetarët të përgatitur për në BE dhe NATO.

Analisti politik, Isen Saliu thotë se qytetarët e Maqedonisë janë të gatshëm dhe të përgatitur për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane.

"Edhe pse nuk kemi klasë politike të gatshme për në BE, kuptohet me përjashtime të vogla, qytetarët e Maqedonisë janë plotësisht të gatshëm për të qenë pjesë e familjes evropiane. Ne në fakt kemi qenë BE e shkuar BE-së për një pjesë të shteteve që sot janë anëtarë formal të këtij Unioni, por fatkeqësisht, për shkak të politikave te vazhdueshme të gabuara, sot kemi mbetur në bisht të Evropës. Mendoj se nevojitet vetëm politikë e mençur dhe një dorë e zgjatur nga Brukseli dhe qytetarët e Maqedonisë do të dëshmojnë se janë të përgatitur të bëhen pjesë e Evropës së zhvilluar. Do të ishte mirë që gjatë vlerësimit të Maqedonisë burokracia evropiane të mos i marë si shembull politikanët tanë, por qytetarët e vendit që në përqindje aq të madhe janë pro anëtarësimit në BE", thotë për Zhurnal, Isen Saliu, analist.

Nga ana tjetër, analistja nga Shqipëria dhe njohësja e zhvillimeve euro-integruese, Doriana Metollari thekson qytetarët e Maqedonisë dhe të Shqipërisë, kanë qënë përherë të hapur ndaj BE.

"Politikat e brendshme të vendeve, shpesh herë krijojne bllokim të punës së institucioneve tona, por në Shqipëri kjo pengesë po kapërcehet tashmë. Nëse hapja e negociatave shihet në bllok, siç është dhe rasti ynë (Shqipëri-Maqedoni), atëherë dhe mundësitë për një vëmendje më të madhe nga ana e BEsë rriten. Ballkani është në një pikë ky stabiliteti i tij nuk është më në diskutim, dhe kjo do të thotë se organizata e Bashkimit Europian është më e prirur të jetë prezent më programet e saj të investimit, ashtu si dhe qeveritë e shteteve anëtare", thotë për Zhurnal, Doriana Metollari, analiste.

Sipas saj, fillesat e kësaj ishin me vizitën zyrtare të Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi dhe me pas me ardhjen e Aleksandar Vucic në Tiranë.

"Pra mesazhi ishte i qartë: liderët po shohin drejt një ekonomie të stabilizuar dhe qeveritë po përqëndrohen drejt quajtjes së stabilitetet dhe rritjes së mirëqenies dhe standartevë. Ne jemi Europe, dhe duam të jemi pjesë e BE-së", nënvizon ajo.

Metollari, potencon që kjo do të thotë se duhet ta shohim veten pjesë të integruar të problemeve europiane, dhe brenda këtij kontesti të zgjedhim më të mirën tonë.

"BE-në e ndihmon mjaft fqinjësia e mirë që është ndërmjet vendeve tona dhe ato të ballkanit. Patjetër që qytetarët tanë janë gati. Këtë e tregon fakti se emigrantët tanë në vendet e BEsë mirëintegrohen dhe shumë janë qytetarë të sukseshëm. Gjithpërfshirja do të ndihmojë dhe BEnë dhe vendet tona. Këtë sfidë le ta marrim me qetësi, dhe vullnet. Po ashtu dhe me këmbengulje. Nuk do i shohim rezultatet menjëherë, por tek e fundit ky nuk është një hyrje e dalje. Shpresojme që BE do të ecë ne drejtimin e duhur (pas daljes se Britanisë), sepse dhe për të është përgjegjësi tjetër të rritesh vendet e reja", vëleson për Zhurnal, Doriana Metollari, analiste.

Por ndoshta, shton mëtej ajo, në këtë pikë ne duhet ta shkëpusim paksa vëmendjen nga vetja dhe të luajmë më tepër dhe në portat e Besë, flasim nga ana politike.

"E kam fjalën për një politikë me aktive, dhe rritjen e një diplomacie ekonomike", potencon analistja Metollari. /Zhurnal.mk/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Xhabir Zejnuni   e Premte 6 Korrik, 2018

    Ndonje shtet po ben te pamunduren per te dale nga BE. Ne po bejme te pamunduren qe te hyjme ne BE!!! Mister.