Antishqiptarë!

nga Doriana METOLLARI

Ju nuk e doni Shqipërinë! Lëre faqja e zezë që bëri vendi ynë para anëtarëve të Komisionit europian që ishin mbledhur për tu hapur dyert qytetarëve, (kujtojmë se iu dhanë votën!). Mendon vërtet opozita se ia vlen të mbahet peng fati i 3 milionë shqiptarëve për Taulant Ballen? Seriozisht e keni?! U ulët për tu mbushur mendjen europianëve se shqiptarët e meritojnë integrimin dhe përfunduat duke lënë me gojë hapur komisionerët? Kush ju mandatoi që të mbani peng integrimin i një vendi për yçklat tuaja?

Nuk kanë parë sytë dhe as nuk kanë dëgjuar veshët në tavolinat europiane, qëkur pushojnë në ato salla, që politikanët e një vendi të ngrihen nga karriget, sepse përballë tyre, një shkallë më lart, është ulur një rival politik, qoftë dhe fort i kontestuar në vendin e tyre. Perfundimisht deputetët tanë nuk janë të aftë të çojnë përpara interesin kombëtar në BE. Po pse bëjnë politika antishqiptare xhanëm? Turp!

Me çfarë garancie do ti premtoni elektoratit tuaj integrimin europian, kur keni 30 vjet që ia nxini fytyrën vendit tuaj jashtë?

Politika e një vendi bashkohet për interesat e veta para botës. Ajo nuk ndahet dhe punon që të sigurojë paprekshmërinë e pavarësisë se institucioneve brenda territorit. Shqiptarët meritojnë politikanë më me integritet, më kompetentë dhe me vizion. Po e them ndryshe: duam një opozitë që nuk bën politika kundër vendit të vet, e kjo kërkon pak më shumë dashuri për vendin.

A jeni të aftë ta doni?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Idajeti   e Martë 16 Tetor, 2018

    Një shkrim dhimbje që del nga thellësia e mëndjes dhe e shpirtit të një intelektualeje ardhetare shqipare e nivelit të lartë, e cila ulëret në momentin e duhur. Shqiptarët duhet të bëhen me vesh të ndjeshëm që jo vetëm t'a dëgjojnë dhe të reflektojnë thellë, shumë thellë... Ndryshe nuk dihet ku do të n'a çoj lumi!