Arsye kundër edukimit fetar në shkolla

Av. Phd Sabina Meta

Gjykata Kushtetuese me Vendim Nr.65 date 10.12.1999 shpalli si antikushtetues dënimin me vdekje në kohë paqeje që parashikohej në K.P., dhe K.P.U., me anë të të cilit lehtësoi e shpejtoi pozicionimin e vetë organit legjislativ, Kuvendit të R.Sh., për të bërë rregullimet përkatëse në K.P., dhe K.P.U., si dhe përmes ratifikimit të Protokollit Nr.6 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, në nenin 1 të së cilës thuhet 'Dënimi me vdekje do të hiqet'. Askush nuk do t ë dënohet me një dënim të tillë dhe askush nuk do të ekzekutohet, vendosi heqjen e dënimit me vdekje, bazuar në Konventen europiane të të drejtave të njeriut të cilën vendi ynë e ka ratifikuar.

E fillova artikullin me heqjen e dënimit me vdekje, për të sjellë në vëmendje faktin së shumë kohë më parë ai ka ekzistuar por se heqja e tij erdhi si rrjedhojë e njërit nga kushteve të vendosura nga Europa, për të qënë pjesë përbërëse e tij shumë kohë më parë. Sot ndodhemi në një situatë të ngjashme pasi gjithnjë e më shumë flitet për të ashtëquajturin “Edukim Fetar” si një projekt pilot që të bëhet pjesë përbërëse e kurriculës arsimore shqiptare, ashtu siç kanë bërë të gjitha qytetet Europiane të civilizuara.

Ajo që bën më shumë përshtyje ështe ideologjia dhe themelet mbi të cilat Ministria e Arsimit kërkon që të ndërtojë projektin duke preuzumuar që ky është një projekt kundër terrorizimit, racizimit, ekstremizmit dhe përmes të mësuarit të edukimit fetar, fëmijët do të mësojnë vlerat e qytetarisë, respektimit të lirive të drejtave të individit, besimit fetar, tolerancën reciproke.

Të thuash diçka të tillë duhet të ecësh përtej kushteve ekonomike sociale, politike, ligjore, fetare, kulturore ku ka qënë dhe është aktualisht vendi ynë pra të anashkalohet realiteti shqipëtar duke e krahasur në mënyrë imediate me atë të vendeve të huaja që për të ardhur ku janë sot i janë dashur vite e vite punë dhe drejtimi i tyre apo edukimi i tyre fetar ka qënë tradicional dhe shumë më lehtë për tu adoptuar. Por cili është realiteti Shqipëtar ?

Duke u kthyer mbrapa në kohë më pëlqen të sjell në vëmendje faktin se Shqipëria për një periudhë të gjatë kohore nuk ka njohur besimin fetar, flasim këtu për periudhën e komunizmit dhe shtetin Marksizëm-Leninizëm që kaloi Shqipëria në periudhën Komuniste, ku feja jo vetëm që s'lejohej por ishte e ndaluar dhe ligjërisht e dënueshme. Ndryshimet politike, ekonomike, sociale, kulturore, fetare, sollën ndryshime në gjithë sistemin e së drejtës, duke qënë në këto kushte Shqipëria ka qenë objekt i transformimeve të ndryshme si rrjedhojë e ndryshimit të qeverisjes, që në vitin 1991 e cila u pasua më tej me miratimin e dispozitave kryesore Kushtetuese në zbatim të parimeve të shtetit dhe së drejtës, ndarjes dhe balancimit mes pushteteve.

Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në vitin 1998, rishikimet e saj, miratimi i një sërë konventash ndërkombëtare, deklaratash ndërkombëtare, duke u bërë kështu pjesë përbërëse e botës së qytetëruar. Pavarësisht nga kjo, Shqipëria përsëri ruajti pavarësinë e saj përsa i përket, aspektit fetar, lirisë fetare, dhe ushtrimit të kësaj lirie. Kushtetua e Republikës së Shqipërisë në nenin 10 të saj citon se në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Atokanëpavarësinëadministrimin e pasurivetëtyresipasparimeve, rregullavedhekanonevetëtyre, përsanukcenoheninteresat e tëtretëve.

Neni 24 i saj vijon:

1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë eshtë e garantuar.

2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve.

3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.

Shqipëria, nga një vend që e ndalonte fenë, periudha komuniste, ndërtoi një shtet me parime demokratike që bazohej mbi shtetin Laik, duke mos njohur fe zyrtare por duke respektuar bashkësitë fetare në mënyrë të barabartë për të gjithë, të drejtën për të besuar ose jo, për të qënë fetar ose pjesëtar i një sekti, fe, të caktuar ose jo, të drejta këto kushtetuese të njohura dhe të garantuara ligjërisht. Arsyeja se pse një ideologji e tillë më duket si mbështetje ndaj Europës është se:

Së pari: Në Shqipëri gjithmonë ka pasur bashkëpunim, ndërveprim mes institucioneve fetare dhe harmoni, Shqipëria s'ka vuajtur ndonjëherë nga terrorizmi, racizmi, ekstremizmi fetar dhe se futja e edukimit fetar (sipas tyre) do ti mësonte më respektimin e lirive e të drejtave të individit, me marëdhëniet reciproke, harmonike, të ndërsjellta sepse ne gjithmonë i kemi pasur, i kemi dhe s'ka pasur konflikte fetare mes nesh e s'do të ketë ndonjëherë, pasi kemi një bashkëpunim reciproke dhe respekt të ndërsjelltë për njëri - tjetrin.

Së dyti: Shteti Shqiptar nuk ndodhet ëe të njëjtat kushte me shtetet e tjera si Gjermania, Anglia, Norvegjia, etj që kanë një drejtim fetar të caktuar dhe që kanë vite që kanë të përpunuar programet e tyre në mënyrën më të përshtatshme të mundshme. Në Shqipëri ka më shumë se një besim fetar, dhe sekte të ndryshme fetare, të cilat kanë të drejta të barbarta dhe nga ana e Shtetit, nuk duhet që përmes kesaj “në emër të shuarjes së konflikteve inekzistente” të bëhen shkaktar për pakënaqësi dhe cënim të drejtash.

Se treti: Shteti Shqiptar s'ka infrastrukturën përkatëse, s'ka plan momental, por vetëm ide, s'ka infrastrukturë, s'ka pedagogë të kualifikuar dhe të njohur nga Ministria e Arsimit, s'ka libra dhe s'ka programe. Më pëlqen të sjell në vëmendje një fakt të çuditshëm, meqë i mëshohet kaq shumë lëndës fetare, duke u munduar ta sjellin si të përsosur për të ardhmen dhe zgjidhjen e vetme të harmonisë fetare dhe respektimit të drejtave të njeriut siç pretendohet por anashkalojnë faktin që Historia e Popullit Shqiptar, paraqitet e ndryshme në libra të ndryshëm dhe legjislatura të ndryshme, duke qënë në këto kushte nuk besoj se ne do të jemi të aftë të nxjerrim një program të përshtatshëm me hapat e kohës përsa i përket lëndës fetare, ku dhe librat e njohura nga Ministria e Arsimit, nuk janë unifikuese dhe s'ka kontroll përsa i përket teksteve dhe asaj çfarë përmbajnë ato tekste, siç janë shumë raste të denoncuara në media që kanë qenë problematike.

Së katërti: Diçka tjetër problematika për të cilën mendoj se nuk janë kushtet ështe dhe fakti se praktika ka treguar se shkolla të ndryshme në Shtetin Shqiptar, kanë tekste të ndryshme, kanë programe të ndryshme, çka nuk i bën ato uniformë, përsa më lart, si do proçedohet me lëndën fetare, dhe me fete e sektet e ndryshme që operojnë brenda vendit tonë, por me profesorët që do japin lëndën fetare, ku kanë studiuar, për çfarë kanë studiuar, çfarë drejtimit fetar kanë marrë, kush do marrë pjesë në grup pune për hartim programi ?

Së pesti: E drejta për tu marrë me fe, është individuale dhe familjare, pastaj shkollore dhe sociale, duke qënë në këto kushte nuk mund të imponosh një drejtim të caktuar fetar, apo dhe pikëpamje të caktuara, kur fare mirë, personi mbase nuk do të merret me fe, dëshiron të jetë ateist, i qëndron besnik pikëpamjeve të tia dhe futja e një lënde fetare e bën të detyrueshme. Kush do të merret me fe, të ndjeke kurset fetare, ka shkolla fetare, ka dhe familjen qe e drejton në bazë të pikëpamjeve të saja. Shkolla është publike dhe nuk është fetare, këtë qëndrim kanë mbajtur dhe vendet e zhvilluara, Amerika, Franca etj, që shkollat i kanë formim të përgjithshëm, edukim, por jo drejtim dhe edukim fetar.

Së gjashti: Futja e lëndës fetare, nuk mëson ligjet dhe pasojat që vijnë nga veprimet ose mosveprimet e kundraligjshme, por është etika ligjore, që i mëson me respektin për jetën, pronën lirinë, besimin, e shumë të mira të tjera materiale, të mbrojtura nga normat e rendit, moralit, shtetit dhe së drejtës, këtu duhet të ndalen dhe të marrin eksperte ligjore fushe, ku shumë juristë mund të japin lëndën përkatëse, por juriste ama dhe jo profesori i fiskulturës, vizatimit, matematikës, të japë etikën ligjore siç ndodh rëndom në shkollat tona, ku kualifikohen për tjetër gjë,e japin mësim tjetër gjë.

Përfundimisht mendoj se lënda fetare është thjesht një mënyrë për të zbatuar detyrat e Europës në të cilën ka urdhëruar diçka dhe duhet vetë zbatuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet