Basha dhe paragjykimi i antarësisë së PD - nga Arben MANAJ

Situata në PD dhe kryqëzata për kokën politike të Lul Bashës, po bëhet gjithnjë e më dramatike dhe vetëshpjeguese. Sa më shumë kundërshtar që publikohen në gjakimin për ta rrëzuar ate nga karrigia e kryetarit, aq më e qartë bëhet, të paktën, një nga shkaqet se përse fushata e demokratëve dështoj në mënyrë spektakolare.

Numri i atyre që deri dje kanë qënë në “sleep mode”, dhe që janë zgjuar, pasi shohin një mundësi për protagonizëm politik pas fshesës nga Basha, demostron se Bashës do i duhet kënduar kenga;”… O Balo, të hëngërt tënja, të keqen e ke nga brënda’! Eshtë e paimagjinueshme për nga numri i kundërshtarëve, disa prej të cilëve benjamin të tij në karrierën e tij politike dhe administrative, të kenë punuar gjatë fushatës së fundit zgjedhore për një sukses të Bashës dhe Partisë Demokratike.

Shumë prej aspirantëve prominent, pas publikimit të listës së kandidatëve për deputet, nuk janë parë në asnjë tribune politike gjatë fushatës, dhe nuk është e gabuar të mendohet se ata jo vetëm kanë qënë minuesit e kësaj fushate, duke fërkuar duart në humbjen eventuale të Bashës, por edhe mund të kënë ndikuar, ciladoqoftë përmasa, përmes abstetimit të tyre dhe rretheve të tyre familjare dhe mbështetësve potencial, që PD të mos kishte sukses.

Thënë kjo, mendoj se, ndryshe nga një opinion spekulativ dhe diletant, për marrëveshjen politike të 18 majit, se mosshpjegimi i saj nga Basha ka ndikuar në humbjen e PD-së, kjo marrëveshje natyrisht qe ka ndikuar, por jo në atë linjë logjike, sic e shpjegojnë disa nga kundërshtarët e sotëm dhe miqtë e djeshëm të tij.

Ajo ka ndikuar, jo se përse Lulzim Basha bëri marrëveshje me Ramën pas cadrës, c’ka i shpetoj faqen Shqiperise ne sytë e botës dhe e mori në qafë personalisht. Ajo marrëveshje nuk do duhet të shpjegohej vecse në rrethe të ngushta politike, nga Basha, për vetë natyrën e saj, për të cilën Berisha dhe një rreth i ngushtë të rëndësishmish në PD i dinë detajet. Të tjerët VIP-a të PD-së që nuk e kuptojnë, më mirë të zëvëndësojnë V me R, dhe të mos merren me politikë.

Ajo nuk kishte sesi të detajohej për publikun në cdo hollësi, pasi e atillë është specifika e saj, në respekt edhe të sponsorizuesve të saj e për arsye dipllomatike, dhe kjo do duhej kuptuar, gjë që besoj e kuptojnë mjaftueshëm, kundërshtarët e Bashës, por dukshëm spekullojnë dhe kërkojnë të manipulojnë me të, c’ka e bënë këtë mënyrë luftë politike akoma më bizantine.

Marrëveshja ka ndikuar në sensin se ajo i vuri në gjumë demokratët dhe i demotivoj elektoralisht, pasi u vetkuptua se pas saj, dhe pas zgjedhjeve, demokratët do ishin në pushtet më PS me njëri-tjetrin. Askush nuk ka menduar se Rama do fitonte me 74 deputetë. Kush e pretendon sot dhe nuk e ka deklaruar këtë para zgjedhjeve thjesht mashtron. Askush edhe në PD, po ashtu, nuk ka besuar realisht se Basha dhe PD, do i fitonte zgjedhjet. Edhe Rama vetë dhe të vetët, nuk e ka besuar një skenar dhe rezultat të tille sureal.

Andaj marrëveshja nuk ka motivuar shumë demokratë për të dal në votime, pasi ka prevaluar mendimi se sado deputetë që të marrim, dhe askush nuk ka menduar se do dilnin kaq pak në votime, pushteti i ardhshëm do ishte një megakoalicion mes PD dhe PS, ku tepsia do ndahej, jo me LSI-në, por me PD-në. Në tërë këto vite demokraci kurrë nuk ka pasur një rezultat të tillë, aq më tepër në mandatin e dytë të një partie në pushtet.

Humbja e PDsë ka nje kaleidoskop arsyesh të tjera, që lidhen edhe me moskorrigjimin sa duhet dhe në kohë të PD-së, si dhe mosngjalljen nga ekipi drejtues i saj, qoftë edhe parlamentar, i një fryme më të madhe shprese.

Dhe kjo daton, pas humbjes së 2013ës, ku asnjë nga ata që sot bëjnë viktimën, nuk kanë kërkuar ndonjë analizë të mirëfilltë në parim dhe emër për emër, për shkaqet e asaj humbje, pasi në shënjë konformizmi tipik politik shqiptar, e dinin se një analizë e atillë, do atakonte drejtpërdrejtë, Berishën, atin shpirtëror dhe sponsorin real të tyre si mëkatar, të cilit edhe sot i’a dinë fuqinë dhe ndikimin abosult, dhe mbi të gjitha i’a kanë frikën.

Ja kanë frikën, sepse shume prej tyre kanë qënë kush më shumë e kush më pak, shkaktar të asaj humbje, dhe c’ka është akoma më e rëndësishme, Berisha u’a di gjithë transgresionet dhe aktet e korrupsionit dhe pasurimit individual, që kanë konsumuar gjatë qevërisjes së demokratëve.

Gjithësesi retorika e sotme për zgjedhjet, ka elemente të së vërtetës, nga të dyja palët kontestuese. Kundërshtarët flasin në parim dhe për parime, që çuditërisht asnjëherë nuk i kanë kërkuar të aplikohen nga ajo parti, ku ata kanë milituar dhe vazhdojnë të militojnë deri më sot, por që momentalisht janë bërë më vokal dhe më të trimëruar.

A thua se një largim i Bashes, si akt vetmitar, do të zgjidh si me shkop magjik problematikën e mos-demokracisë së brëndshme në partinë e pare demokratike për nga vokacioni në Shqipëri; sëmundje që ka prekur thuajse në të njëjtën përmasë të gjitha partitë politike shqiptare. Por ajo që ta gërdit polemikën dhe tonet e fushates anti-Basha, është paragjykimi thuajse absolut, se vota në PD për zgjedhjet e brëndshme, do korruptohet dhe do blihet.

Nëse vërtetë është kështu, fatkeqësisht, i bie qe ka një problem të madh moral në anëtarësinë e partisë dhe ekipin drejtues, një problem që në një plan kombëtar, demokratët dhe humbësit e zgjedhjeve të fundit kërkojnë t’ja atashojne fituesit. Ky mosbesim dhe paragjykim ndaj anëtarësisë së partisë është kundërproduktiv. Unë nuk e di se si do dalin zgjedhjet e brëndshme në PD, ose më saktë, e parandjej, por nuk dua të ndikoj qoftë edhe për një sekondë.

Anëtarësia edhe mund ta rrëzojnë Bashën, për të cilin demostruan mbështetje mbi 400 mijë simpatizantë të PD-së, e sa prej tyre janë anëtarë të parties, askush nuk e di me saktësi. Edhe pse personalisht jam për Bashën në krye te PD-së, si njeriu më i kompletuar dhe më i sofitikuari në PD, sërish nëse ata e rrëzojnë aq më mirë për kundërshtarët e Bashës, dhe as më keq për të, c’ka e mbyll debatin e sotëm.

Nëse demokratët e thjeshtë nuk do korruptohen elektoralisht dhe do votojnë për Bashën, kjo do mbyllte një kapitull delikat të kësaj partie dhe të gjithë kundërshtarët e kryetarit aktual me të drejtën e Zotit, shumë mire mund të krijojnë një parti të re politike, ose një Lëvizje Demokratike për Integrim, si dikur Ilir Meta me shizmën e tij. E njëta vlen edhe per Bashën, padyshim nëse nuk beson se ja besojnë projektin e tij demokratët e thjeshtë.

Por historia politike e PD-së dhe gjithë partickave të dala prej saj, nuk kanë pasur sukses, dhe liderët e tyre atë që pështynë dikur ndaj Berishës , ky i fundit, i detyroj ta lëpinin duke i marrë sëirish nën sqetull. Ndaj edhe në këtë aspekt kanë experiencë pozitive dhe negative, që mund t’u vyej shumë në një PD që ata do mendonin se nuk ka shpresë, nëse anëtarësia nuk do e pranonte përgjegjësinë e vetme të Bashës në atë c’ka ndodhi me këto zgjedhje.

Do të ishte e papërgjegjshme dhe e allogjike të pretendohej se gjithë anëtarësia e PDsë mund të blihej, siç nënkuptohet, dhe të gjithë të mos kenë aftësinë e gjykimit të pavarur dhe t’u jepnin atë që meriton Bashës dhe kundërshtarëve të tyre, edhe pse kjo anëtarësi, nuk është në të njëjtën klas si ajo e simotrave ideologjike të PDsë, si forcë e qëndrës së djathtë, sic janë p.sh konservatorët britanik.

Gjëja më e gabuar është që garuesit sfidantë për kreun e ri te partisë të mos paragjykojnë anëtarët e partisë për korrupsion hipotetik elektorale ose naivitet, në atë se c’ka është demokratike dhe kush do jetë prijësi i tyre i ardhshëm, pasi qoftë edhe për një aryse banale, mentaliteti shqiptar ka provuar se edhe mund të të ndëshkojnë edhe kur mund të kesh te drejtë ose edhe të konfirmojnë edhe kur nuk ke.

Edhe pse doreheqja e Bashës do kishte për të qënë gjëja e duhur, sipas standarteve demokratike perëndimore, të cilin as Rama nuk e bëri pas humbjes së pare, duke mbritur këtu ku është, sërish edhe për Bashën, demokratët e thjeshtë, anëtarë të partisë kanë mundësinë ta ndëshkojnë ose ta konfirmojnë në zgjedhjet e ardhshme në parti. Urtësia kolektive e anëtarësisë së PD-së është shumë më e madhe sesa cdo urtësi individuale, inat listash apo dëshirë demokratizimi të vonuar, por të mirëpritur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet