Demokracisë sonë nuk i mungon më qytetari

Demokracisë sonë i ka munguar mbrojtësi kryesor, qytetari. Ambasadat me aq sa munden po e bëjnë. Stabiliteti i vendin është në interesin e të gjithëve, por kjo sidomos tonin. Ky qytetar që nuk ka patur forcë e zë të ngrihet kundër asaj që po e çorodiste çdo ditë e më shumë, mungesës jo vetëm të vëmendjes por edhe shtypjes, sot kundërshton me forcë bllokimi i reformave dhe mungesën e politikës konstruktive.

Sërisht protesta e nesërme tregon një mungesë totale vullneti për të çliruar njëherë e përgjithmonë vendin nga kjo skemë e vjetër e politikbërjes, e influencuar rëndë me siguri dhe nga pasiguria e paniku që sjell krijimi i SPAK, në Shqipëri. Në këtë pikë, kur mediat publikuan lajme për zëra që flasin mbi akte të organizuara dhune në protestën e së nesërmes, dhe policia i konfirmoi këto informacione nga shërbimet sekrete, vizita e ambasadorëve me siguri rrit nivelin e alarmit të sigurisë në vend.

Dhe pse duhet të jetojnë shqiptarët me frikën dhe pasigurinë për të nesërmen, brenda vendit të tyre? Pse duhet të kenë frikë të investojnë në një vend që kërcënohet nga partitë politike me destabilizim e rrëmuja? Pse duhet të heshtin ata në një kohë kur e vetmja armë që kanë për të ruajtur e mbrojtur qetësinë e tyre është fjala? Po, fjala, fjala kundër padrejtësive. Në 30 vjet askush nuk e ka marrë seriozisht miratimin e një ligji të vetëm që siguron minumumin, përfaqësim të pastër në atë parlament? E pse duhet të rrinë qytetarët thjesht spektatorë duke parë dhe të pazotë të kërkojnë realisht ndryshime? Për kë duhet të heshtim para rrëmujave? Që nesër të jetë po e njëjta situatë dhe shqiptarët ti ngrysin ditët në mërgim?

Partia demokratike e filloi historikun e saj me një sllogan që nuk e çoi kurrë deri në fund. E deshën Shqipërinë si gjithë Europa. Kaluan 30 vite dhe bënë një vrimë në ujë. Të dyja partitë herë PD her PS, sigurisht duke e mirëorganizuar lojën e vrimës në ujë. E qartë se deri tani ka munguar vullneti politik, dhe derisa jemi përballë një situate ku ende trëmbemi për destabilizimin e vendit, jemi përballë një përfaqësimi të padenjë. Dhe ne nuk heshtim! Qytetarët nuk duan tu preken institucionet, duan përfaqesim të denjë të atyre insitucioneve, me reforma dhe jo luftë mes partish për pushtet, jo destabilizim, jo rrëmuja.

Author
Hermes News

Redaksia

Lajme të ngjashme

Opinion

Palo parti

e Hënë 18 Shkurt, 2019

Opinion

Kriminelë!

e Mërkurë 6 Shkurt, 2019

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Xhabir Zejnuni  e Enjte 21 Shkurt, 2019

    I mungon qytetaria demokracise tone.