Deri kur do të justifikohet kufizimi i lëvizjes? - nga Doriana METOLLARI

Pas disa javëve në karantinë, lekët e familjeve shqiptare sot shpenzohen vetëm për gjërat esenciale të ditës dhe e ardhmja është e lidhur fort më lajmet që vijnë nga Qeveria, për lehtësimin e lirisë së lëvizjes ose jo.

Flasim për të drejtën kushtetuese së lëvizjes së lirë, një prej të drejtave të njeriut. Kjo e kufizon marrjen e masave shtrenguese të lëvizjes për një kohë shumë të gjatë. Shteti shqiptar nuk mund t’ia lejojë vetes frenimin e biznesve, sepse përveç pjesës së lordëve që gjatë kësaj kohe i kanë cuar paratë e tyre jashtë, pjesa më e madhe e shqiptarëve janë të pambrojtur ekonomikisht.

Pjesa më e madhe, e njohin këtë realitet të tyrin dhe e dine se ekonomia e tyre nuk është e sigurtë dhe aq me pak presin që shteti ti tutelojë. Ata të mesmit këtu janë të varfër në BE, prandaj nuk mund të vazhdojmë më gjatë me masa drastike dhe nuk mund t’ia lejojmë më vetes të mos lëvizim lirisht.

E vetmja rrugë është të çajmë përmes vështirësive dhe ti përshtatemi atyre. Është e vetmja mënyrë për të mos rënduar ekonomitë tona dhe jetën e përditshme. Mund të rrisim masat mbrojtëse gjatë kësaj kohe, mund ta transformojmë mentalitetin tonë, mund të bëhemi më të kujdesshëm në raport me të tjerët, mund ti harrojmë ca zakone, deri diku të prapambetura. E gjitha kjo nuk duhet të na pengojë të bëhemi më të mirë nga çfarë ishim. Njeriu që përshtatet mbijeton.

Ndryshimi mes nesh dhe pjesës së zhvilluar të vendeve të BEsë qëndron tek perceptimi që kanë qytetaret ndaj të drejtave të tyre. Meqë tek ne është i cekët, edhe qasja e insitucioneve ndaj këtij argumenti nuk është në nivelet që duhet.

E megjithatë ka gjithmonë një pikënisje, diku një shkëndijë, një rrugëtim të ri. Na duhet një revolucion moral që ti verë kapakun disa gjerave dhe të nisë më një fytyre të re ky vend. Do të mjaftonte një shtysë që të dalë në sipërfaqe dhe të gjejë bregun e vet. Pak kush ka luajtur për shtetin. Pjesa me e madhe e atyre që kishin dicka në dorë, kanë preferuar të gjejë një gomone vetëm për vete. E megjithatë kjo nuk i bën shqiptarët një popull të keq dhe e kupton kur ngre kokën dhe shikon një pejsazh, një vend turistik, një shesh, s’ka rëndësi, diku dicka që të shlodh. Sa shumë meriton ky vend dhe ky popull.

Nese dikush mendon se mund ta mbaje me nje këmbë ende të shtypur gabon. Mbase dikush mendon se mund ta dhunojë pikërisht nëpërmjet atyre që janë vënë për ti shërbyer ligjit, gabon dy herë. Mbase dikush mendon se mund ta mbajë ende brenda murëve të se kaluarës. Shqipëria ka marrë një tren që ecen, dhe shume kend mund të lerë pas. Paraja nuk e blen shpirtin gjithmonë. Ajo ku duhet të kapemi është e reja, është progresi dhe puna. Nuk do

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. Kujtim maliqi  e Enjte 30 Prill, 2020

    Eshte koha te ndergjegjsohen tepasurit qe ti japin pak me shume njerezve per punen qe.bejne se dreqi ta haje nuk do I marrin me vete miliardat se virusi I kap edhe ata. Te vdekshem Jane dhe ata porte bejne nje te mire materiale se ne dimesuonin tjeter shpirti ne skater ka per tu vajtur sepse I varferi ska punuar me djallezi si pasuri

  2. AdXheKo  e Mërkurë 29 Prill, 2020

    Koronavirusi po mbulon- Koronaproblemet....

  3. Pjetër mrishaj  e Mërkurë 29 Prill, 2020

    Nuk do zgjasin shume sa të rregullojm do punë