Dhuna në familje dhe mbrojtja ligjore kundër saj

nga Av. Phd Sabina Meta

Dhuna në familje është një ndër fenomenet më të përhapura në shoqërinë tone e cila është bashkudhëtare e marrëdhënieve mes vetë njerzeve, në shoqëri, në familje, mes partnerëve, pa u nisur nga pozita sociale, mosha, krahina, pikpamjet fetare, arsimore, ekonomike, etnike etj..., ku të gjithë këto së bashku janë faktor ndikues, por jo përjashtues. Dhuna vjen si rrjedhojë e dëshirës së madhe për kontroll dhe nënshtrim të personit tjeter nga dhunuesi dhe mund të shfaqet në forma nga më të lehtat tek ato më të rëndat me pasojë vdekjen. Dhunuesi dhe i dhunuari janë partner që jetojnë në marrdhënie të çekuilibruara, mungesë barazie, respekti, dyshimi, pasigurie, papërgjegjshmëri etj... Prapa një të dhunuari fshihet gjithmonë një dhunues që vepron aty për aty e me vonë mund të pendohet dhe anasjelltas prapa një dhunuesi fshihet gjithmonë një i dhunuar me shpresën se ajo ishte hera e fundit që nuk do të përsëritt më, nënshtrim, apo çlirim dhe përballje.

Gjer para vitit 2006, kuadri ligjor ishte i mangët përsa i përket dhunës në familje dhe mbrojtjes së saj, pavarësisht së numrit të femrave të dhunuara apo i viktimave të dhunës i cili për hir të së vërtetës ka qenë në rritje dhe jo në rënie. Referuar ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” ose sic quhet ndryshe “ligji kundër dhunës në familje”, është një katalog se si duhet të veprojë një person i dhunuar për mbrojtjen e të drejtave të tia ligjore dhe dhënies fund të dhunës, pavarësisht gjinisë, moshës, e shumë faktorëve të tjerë.

Sipas këtij ligji, personi i dhunuar ka të drejtë të drejtohet gjykatës për “Lëshimin e urdhërit të mbrojtjes” për tu mbrojtur nga dhuna e mëtejshme përmes respektimit të një proçedure të shpejtë, efikase e drpd, pa sorollatje: Një urdhër mbrojtjeje: është një vendim gjykate dhe përcakton një sërë masash mbrojtëse për viktimën/viktimat e dhunës në familje. Gjykata lëshon urdhrin e mbrojtjes nëse gjen prova të mjaftueshme për të besuar se dhunuesi mund të kryejë një veprim dhune në familje ose kur lëshimi i urdhrit të mbrojtjes është i domosdoshëm për të mbrojtur sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e viktimës ose anëtarëve të familjes. Ka dy urdhëra mbrojtje e pikërisht. Ka dy lloje Urdhërash mbrojtjeje, urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje që është një urdhër i përkohshëm gjykate i vlefshëm deri në lëshimin e një urdhri mbrojtjeje të zakonshëm. Të dy urdhrat hyjnë në fuqi menjëherë pas lëshimit nga gjykata dhe janë të vlefshëm sjellin detyrime, kufizime për dhunuesin kundrejt personave të dhunuar. Urdhri i mbrojtjes dhe urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes lëshohen pas perpilimit të kërkesë padisë me shkrim dhe depozitimit të saj në gjykatë per nga natyra jane gjykime të ngutshmë dhe për nga rëndësia marrin formën e masave të sigurimit që duhen të gjykohen brenda afateve të ngutshme( urdheri i menjehershem i mbrojtjes).

Kërkesën për urdhër mbrojtjeje mund ta paraqesin: a) vetë viktima; b) përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës; c) policia / prokuroria. 2. Kërkesën për urdhër mbrojtjeje të një të mituri mund ta paraqesin: a) prindi ose kujdestari i të miturit; b) përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës; c) të afërmit; ç) përfaqësuesit e zyrës së shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës, ku ka banimin e përhershëm apo të përkohshëm viktima, që kanë dijeni për ushtrimin e dhunës; d) qendrat dhe shërbimet për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje, të njohura/licencuara nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta; dh) policia/prokuroria; e) personat ligjërisht përgjegjës për fëmijët. 3. Kërkesën për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje mund ta paraqesin: a) vetë viktima; b) përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës; c) policia/prokuroria; ç) personi me të cilin viktima ka marrëdhënie familjare; d) përfaqësuesit e zyrës së shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës, ku ka banimin e përhershëm apo të përkohshëm viktima, që kanë dijeni për ushtrimin e dhunës; dh) qendrat dhe shërbimet për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje, të njohura/licencuara nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Në rastin kur kërkesa është paraqitur nga policia/prokuroria, tërheqja e viktimës nga procesi nuk sjell si pasojë mosgjykimin e çështjes së filluar.

Kërkesë padia e depozituar në Gjykatë duhet të përfshije, gjeneralitet dhe të dhëna të sakta për dhunuesin dhe të dhunuarin, përshkrim faktesh , rrethanash, episode dhune, frika që ka i dhunuari për agravim të mëtejshëm të dhunës dhe shkaktimi i pasojave të dëmshme për jetën e e tij, shëndetin, mirëqënien sociale, psiko emocionale, etj.. për vete apo dhe për anëtarë të tjerë të familjes. Paraqitja e kërkesë padisë për lëshimin e urdhër mbrojtjes të menjëhershme të paraqitur nga i padituri kur është i mitur (perfaqësuesi i tij ligjor) gjykata është e detyruar të vendosë dhe të shprehet me vendim brenda 24 orëve nga momenti i paraqitjes së saj, ndërkohë që kur urdhëri i mbrojtjes nuk është i mitur, gjykata në rastin e urdhërave të menjëhershëm të mbrojtjes duhet të shprehet brenda 48 orëve.

Nëse lëshohet urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes gjykata duhet të caktojë një seancë dëgjimore brenda 20 ditësh nga lëshimi dhe të vendosë nëse do ta zëvendësojë me një urdhër mbrojtjeje të zakonshëm ose jo. Urdhëri i mbrojtjes i lëshuar nga Gjykata përbën nje titull ekzekutiv, c ka do të thotë është i zbatueshëm dhe i detyrueshëm për zbatim , jo vetëm nga i padituri në cilësinë e dhunuesit por dhe për policinë, përmbarimin dhe institucione të tjera mbështetëse , në rast të shkeljes së detyrimeve nga ana e dhunuesit . Mbrojtja ndaj dhunës në familje, në zbatim të këtij ligji, dhe leshimi i urdhërit të mbrojtjes nga ana e Gjykatës do të përfshijë mes të tjerave :

• Duke urdhëruar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër të dhunës në familje ndaj paditësit/es (viktimës) apo pjesëtarëve të tjerë të familjes së viktimës,

• duke urdhëruar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos cenojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi me viktimën apo pjesëtarë të familjes së viktimës

• duke larguar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) nga banesa për një afat kohor të caktuar me urdhër të gjykatës dhe të mos e lejojë të rihyjë në banesë pa autorizimin e gjykatës;

• duke ndaluar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që t’i afrohet përtej një distance të caktuar viktimës apo pjesëtarëve të familjes së viktimës

• duke ndaluar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që t’i afrohet shtëpisë, vendit të punës, banesës së familjes së origjinës apo banesës së çiftit të ardhshëm ose të personave të tjerë dhe për më tepër shkollës së fëmijëve, ose vendeve të cilat frekuentohen më tepër nga viktima, me përjashtim të rasteve kur frekuentimi bëhet për arsye pune

• duke vendosur menjëherë viktimën/at dhe të miturit në strehime të përkohshme, duke mbajtur parasysh në çdo rast interesin më të lartë, atë të të miturit;

• duke kufizuar ose duke ndaluar të paditurin/ën (dhunuesin/en) të takohet me fëmijën e viktimës, sipas kushteve të cilat mund të jenë të përshtatshme

• duke i ndaluar të paditurit/ës (dhunuesit/es) hyrjen ose qëndrimin në banesën e përkohshme apo të përhershme të viktimës, ose në ndonjë pjesë të saj, pavarësisht nga të drejtat e pronësisë apo të posedimit të dhunuesit

• duke urdhëruar një person të autorizuar nga gjykata (punonjës i rendit ose përmbarues gjyqësor) që të shoqërojë viktimën ose të paditurin/ën (dhunuesin/en) deri në banesën e viktimës dhe të mbikëqyrë largimin e pasurisë personale;

• duke urdhëruar organet zbatuese të ligjit që të sekuestrojnë çdo armë që i përket dhunuesit gjatë kontrollit të kryer apo të urdhërojë dhunuesin për të dorëzuar çdo armë që i përket atij

• duke urdhëruar të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të lejojë viktimën të posedojë banesën të cilën e përdorin së bashku viktima dhe dhunuesi/ja ose ndonjë pjesë të saj

• duke urdhëruar të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të paguajë qeranë e banesës së përhershme apo të përkohshme të viktimës, si dhe detyrimin ushqimor për viktimën, fëmijët apo pjesëtarë të tjerë të familjes që ka në ngarkim;

• duke vendosur dhe duke urdhëruar sipas rastit (në kompetencë të gjykatës) ndërhyrjen e shërbimeve sociale, publike apo private të vendbanimit ose pranë organizatave që kanë si qëllim mbështetjen dhe pritjen e personave të dhunuar në familje;

• duke urdhëruar të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të bëjë një pagesë periodike në favor të personave bashkëjetues, të cilët, për efekt të masës së mësipërme, mbeten të privuar nga mjetet e jetesës.

Gjykata mund të lëshojë me vendim një urdhër mbrojtjeje vetëm ndaj dhunuesit të përmendur në kërkesë-padi. Gjykata lëshon me vendim urdhrin e mbrojtjes duke caktuar një ose më shumë prej masave të përcaktuara në nenin 10 të ligjit, nëse vërteton se: a) ekzistojnë dyshime të arsyeshme për të besuar se dhunuesi përbën rrezik për kryerjen e ndonjë akti të dhunës në familje; b) lëshimi i urdhrit të mbrojtjes me vendim gjykate është i nevojshëm për të mbrojtur sigurinë, shëndetin, mirëqenien e viktimës/ave, urdhër në të cilin, përveç kërkuesit, gjykata çmon se mund të përfshihen edhe persona të tjerë, me të cilët kërkuesi ka lidhje familjare ose intime, që mund të bëhen shkak për ushtrimin e dhunës ndaj këtyre të fundit. Vendimi përfundimtar i gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, i cili, përveçse përmbush kërkesat e nenit 310 të Kodit të Procedurës Civile, përmban: a) masën e caktuar nga gjykata; b) kohëzgjatjen e masës, e cila nuk mund të jetë më e gjatë se 12 muaj, por me të drejtë shtyrjeje; c) njoftimin se shkelja e urdhrit të mbrojtjes, të lëshuar me vendim gjykate, përbën vepër penale në kuptim të nenit 320 të Kodit Penal; ç) njoftimin për të drejtën e ankimit ndaj urdhrit të mbrojtjes, të lëshuar me vendim gjykate, brenda 15 ditëve nga shpallja apo marrja dijeni e tij. Urdhri i mbrojtjes, i lëshuar me vendim gjykate, i njoftohet menjëherë dhunuesit, i cili nuk ka qenë i pranishëm gjatë seancës gjyqësore, sipas nenit 316 të Kodit të Procedurës Civile. Viktima duhet të pajiset nga gjykata me dy kopje të vendimit origjinal, në mënyrë që njërën prej tyre ta mbajë për vete dhe tjetrën ta vërë në dispozicion të policisë në momentin që paraqitet nevoja. Kundër vendimit përkatës të gjykatës për nxjerrjen e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes mund të bëhet ankim i veçantë në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile. Paraqitja e ankimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes apo të urdhrit të mbrojtjes. Nëse rrethanat kanë ndryshuar rrënjësisht, viktima (përfaqësuesi i saj), dhunuesi/ja ose prokurori, nëse ka marrë pjesë në proçes, mund të paraqesë kërkesë për ndryshimin ose ndërprerjen e urdhrit të mbrojtjes. Pas marrjes së kërkesës për ndryshimin ose ndërprerjen e urdhrit të mbrojtjes, gjykata vazhdon shqyrtimin e kërkesës, ku ne fund vendos ne baze të ligjës për lënie në fuqi të urdhërit apo ndryshim të urdhërit të dhënë më parë ....

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. nje e dhunuar  e Martë 24 Maj, 2016

    Jam teresisht. E pajtuar me te gjitha detajet e nenvizuara te cilat jane ne per puthshmeri me te drejtat qe i perkasin nje shtetasi duke iu referuar ligjit i cili ve ne dispozicion te gjithe pushtetin e tij per te qene konciz dhe bindes ndaj te gjithe atyre qe bien ndesh me bindjen e nje mosbesimi per te. mos marr sherbimin e. Duhur.