Dikush tia prishë pushimet kryeministrit ''Kjo fundjavë nuk është e qetë''

E gjithë Shqipëria, i madh e i vogël është tronditur nga masakra që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Resulaj të Vloërs, ku 24 vjeçari Ridvan Zykaj qëlloi me automatik duke vrarë 8 pjesëtarë të fisit të tij, mes tyre, 2 fëmijë dhe tre gra.

Është një nga ato ngjarjet që të shokojnë dhe sigurisht nuk mund të mos i ketë mbërritur në vesh dhe kryeministrit tonë Edi Rama i cili ndodhet me pushime në Dhërmi.

Ndërkohë që policia gjithë natën ishte në operacion me forcat speciale për të arrestuar autorin. Edhe ministri Fatmir Xhafaj shkoi mbrëmë në Vlorë për të ndjekur operacionin e arrestimit të kryesuar nga vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

E megjithatë deri tani nga kryeministri, - i cili shquhet për përdorimin e rrjeteve sociale për të propaganduar aktivitetet e tij dhe përpjekjet për të ndërtuar "Shqipërinë që duam", që çdo aktivitet , çdo intervistë e transmeton live, debaton me komentuesit me të njëjtën gjuhë të tyre - nuk e ka parë ende të arsyeshme të postojë qoftë dhe një mesazh.

Të komentonte të paktën si sukses të policisë arrestimin e autorit, mëngjesin e sotëm rreth orës 2 km larg banesave ku ndodhi masakra, - siç ka bërë shpesh për operacione të policisë- apo të shprehë një mesazh ngushëllues për familjarët e viktimave, banorë të qarkut Vlorë që i atij i dha mandatin e deputetit.

Por jo, në profilin e tij me mbi 1 milionë ndjekës kryeministri uron për një fundjavë të qetë dhe poston videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend

Në video shigjeta është në rritje, shifra të rritura për ekonomike, punësimin dhe kjo 'sa për ti kujtuar korbave të dëshpëruara" shkruhet në videoinformacion.

Ka shumë mundësi që kjo video të jetë skeduluar më përpara nga stafi që menaxhon faqen e facebook e kryeministrit për tu publikuar sot, pa ditur se kjo do të përkonte një ditë pas masakrës në Vlorë.

Por mesazhi "Ju urojmë fundjavë të qetë" sikur nuk ka ndodhur asgjë nuk të lë shije të mirë.

E megjithatë, atë që nuk e ka bërë kryeministri e ka bërë një komentues

Dritani shkruan: Ngushellime familjareve dhe te afermve te viktimave te maniakut te Selenices. Qytetaret duhet te bashkohemi kundra cdo lloji dhune,dhe te mobilizohemi kundra armembajtjes ne cdo menyre dhe ndaj kujtedo, dje ishin ata neser mund te jemi ne."

Le të marrim hipotezën se kryeministri nuk është informuar. Nëse është kështu atëherë, dikush duhet t'ia prishë pushimet e kryeministrit, jo më shumë për ta bërë me faj për masakrën që 24 vjeçari kreu, por të paktën, të urdhërojë stafin të mos postohet asgjë në profilin e tij në facebook. Aq më tepër që masakra ndodhi pikërisht në qarkun e Vlorës ku mori mandatin e deputetit dhe viktimat janë njerëz nga populli i tij.

Nëse nuk ke gjë për të thënë, ose nuk di, më mirë është heshtja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet