A ka lidhje vjedhja me fushatën elektorale?

nga Doriana METOLLARI

Në grabitjen e fundit të Rinasit diçka nuk shkoi si duhet. Pati viktima. I pari ishte një polic që u vra në krye të detyrës, arsyeja e vrasjes së dytë nuk u gjet. Pse 1 dhe 1. Kush e vrau hajdutin dhe pse? Pse duhej që dikush të vriste dikë që nuk ishte në një shkëmbim zjarri me policinë? Në grabitjen e dytë, diçka ndoshta doli jashtë skenarit. Unë nuk besoj që përgjigjet do të na i japë politika apo qytetari dixhital, por drejtësia. Kemi elementin kohë. Jemi në prag të zgjedhjeve? A ka lidhje grabitja me pragun e zgjedhjeve? Ku do shkonin ato para?

Mbase nuk ka fare lidhje, por dhe mundtë ketë lidhje. Mbase dikush nuk ka patur shumë kohë të mendojë për organizimin e operacionit, por në të dyja rastet (si ne vjedhjen e parë dhe në të dytën u përdorën hajdutë të veshur si policë). A është e njëjta dorë? Uniforma e policisë nuk është e vetmja që mund të ketë lehtësira në aeroport. Pse pikërisht dy herë me uniforma policie? Kemi të bëjmë me të njejtën tru organizimi, apo jo?

Pyetja tjetër ka lidhje me aeroportin. Dy herë skena grabitjeje brenda në aeroport, as rrugës jo, por brenda. Çfarë u dha ose çfarë i jep kaq shumë siguri grabitësve brenda në aeroport, sa të hynë e të dalin pa u frikësuar?

Tjetra ka lidhje me kompanitë shoqëruese. Cilët janë aksionerët e tyre? Kush ishin ata që kishin dijeni për këtë aksion? A ka kompani që janë përfshirë dy herë në të njëjtën ngjarje? Pse? Pra duke marrë në analizë këto pak elementë si koha, vendi dhe kompanite e përfshira besoj se do te kemi mjaftueshem mundësi të kuptojmë.

Si gazetarë analizojmë atë çfarë shohim, tjetra është detyrë e organeve kompentente të kuptojë dhe ti përgjigjet pyetjeve anëve të errëta të situatës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet