Duam njerëz realë LGBT në ekran, jo karikatura toksike

nga Owen Jones

Hermesnews - Njerëzit LGBT janë po aq kompleksë dhe të shumëllojshëm si çdokush tjetër. Ata vazhdojnë të jenë shumë shpesh të padukshëm nëpër ekranet tona dhe trajtohen në mënyrë të thjeshtëzuar dhe problematike kur shfaqen. Kjo do të ndryshojë vetëm kur t’i kapërcejmë paragjykimet e përgjithshme shoqërore që ekzistojnë ende. Por ky nuk është një justifikim. Filmat dhe shfaqjet televizive të stome mund të shkaktonin me patjetër habi në të ardhmen: “Ku janë të gjithë gejtë, lesbiket, biseksualët dhe transgjinorët realë?”, do të pyesin ata. Kjo do të ishte një pyetje me vend

Klounë njëdimensionalë, histori të përqendruara te të “qenit gay”, kërcënime të mundshme seksuale që duan të hyjnë në pantallonat e burrave të zakonshëm, lesbike, seksualiteti i të cilave i kthen ato në një sfidë për burrat: kjo është mënyra se si paraqiten shpesh karakteret e LGBT-ve në ekranet tona. Por, gjithnjë nëse shfaqen. Sipas një studimi të ri nga Glaad – që mbështet përfaqësimin LGBT në media – ka patur një rritje të vogël të filmave me karaktere LGBT, por të një rangu të ulët. Nga 114 filma që ata panë, të realizuar më 2014, 17.5% paraqisnin karaktere LGBT, nga 16.7% që ishte një vit më parë. Shumica e këtyre roleve ishin problematike, me vetëm gjysmën që e kalonte “testin Vito Russo”, që mat cilësinë e përfaqësimit. (Një film e kalon testin Vito Russo nëse përfshin që karakter LGBT, i cili nuk përkufizohet tërësisht nga gjinia apo orientimi seksual, dhe ka një impakt domethënës te publiku).

“Take Get Hard”, e ashtuquajtura “komedi” e re ku luan Will Ferrell, e cila trajton idenë e një burri të zakonshëm që nis të mendojë konvertimin në seksin gej. Nxjerrja e filmave të tillë është një përvojë e shëndetshme sipas shumicës së LGBT-ve. Shikoni deri ku kemi arritur, ne shpesh mendojmë me të drejtë për: transformimin e ligjeve anti-LGBT përreth botës perëndimore dhe shndërrimin e opinioneve publike që dikur kanë qenë armiqësore. Dhe më pas, në 2015, është ende e pranueshme të realizosh një film, i cili merret kryesisht me frikërat dhe paragjykimet që ka shumëkush për njerëzit LGBT.

Me njerëzit transeksualë, situata është edhe më e keqe. Qëndrimi ndaj njerëzve transeksualë ka ngecur në vend atje ku kishte mbetur për gejt në vitet ’80: një retorikë toksike pa shije, me një paragjykim dhe keqkuptim se transeksualët janë predatorë seksualë, të cilët e përdorin mospërcaktimin e tyre të qartë seksual për të përfituar që të bëjnë seks. Ashtu sikurse përballja me dhunën – ndonjëherë edhe me vdekjen – ka ende përpjekje ligjore për t’i shtypur dhe stigmatizuar ata, si për shembull propozimi i nxjerrë nga një republikan i djathtë nga Majemi, i cili kërkonte që t’u ndalohet transeksualëve që të përdorin banjot publike. Dhe sipas Glaad, ka shumë pak filma me transgjinorë. Nevoja për të shfaqur realitetin e jetës së transgjinorëve është dëshpërimisht e nevojshme.

Le të përballemi me të: përfaqësimi i LGBTve nëpër ekranet tona është i krahasueshëm me modelin njëdimensional dhe poshtërues të njerëzve me ngjyrë, që ishte aq karakteristike për kulturën e zakonshme popullore. Nuk po them se beteja është humbur: Lenny Henry ka udhëhequr një fushatë për ta luftuar mungesën e njerëzve me ngjyrë dhe minoritarë në të gjithë industrinë e medias. Industria televizive mbetet institucionalisht raciste. Por shumë shkrimtarë gej mendojnë se paraqitja e karaktereve gej është si nëpër shfaqjet e vjetra, të cilat sot me të drejtë shihen si të papranueshme. Paraqiten gej shumëngjyrësh, thatimë dhe komikë, thjesht për zbavitjen tonë.

Si filmat ashtu edhe televizioni reflektojnë qëndrimin e përgjithshëm të shoqërisë, por ato gjithashtu e ndihmojnë atë të përforcohet. Me më tepër nuanca dhe komplekse paraqitet puna për LGBTtë, të cilët shpesh janë të izoluar nëpër shfaqje si Cucumber adn Banana. Shpesh një karakter që është gej është vetë historia në vetvete: por sigurisht ne kemi nevojë për karaktere që thjesht ndodh të jene edhe gej, se sa të përcaktohen vetëm nga një gjë e tillë. Disa njerëz përkufizohen nga ajo çfarë janë dhe duhet të pajtohemi me këtë. Por disa janë të fiksuar me futbollin, disa me muzikën, apo me ndonjë stereotip tjetër që ekziston. Disa janë biseksualë, përballen me paragjykime nga të gjitha anët dhe iu vihet në pikëpyetje edhe vetë ekzistenca. Portokallia ka zëvendësuar të Zezën dhe në shumicën e rasteve karaktere lesbike kanë marrë me të drejtë lëvdata dhe çmime, por sa shpesh shfaqen lesbiket nëpër ekranet tona ?

Njerëzit LGBT janë po aq kompleksë dhe të shumëllojshëm si çdokush tjetër. Ata vazhdojnë të jenë shumë shpesh të padukshëm nëpër ekranet tona dhe trajtohen në mënyrë të thjeshtëzuar dhe problematike kur shfaqen. Kjo do të ndryshojë vetëm kur t’i kapërcejmë paragjykimet e përgjithshme shoqërore që ekzistojnë ende. Por ky nuk është një justifikim. Filmat dhe shfaqjet televizive të stome mund të shkaktonin me patjetër habi në të ardhmen: “Ku janë të gjithë gejtë, lesbiket, biseksualët dhe transgjinorët realë?”, do të pyesin ata. Kjo do të ishte një pyetje me vend. //the gardian//

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet