Dy dele treqind pare...

nga Luan Kurti

Ambasadori amerikan Donald Lu, tha se sa herë të shikonte një tufë delesh do na mendonte, ne shqiptarëve. E thellë kjo, na krahasoi me delet, sepse delja është qenie e urtë që përtypet gjithë ditën dhe blegërin hera - herës.. Ju kujtohet në klasë të parë a të dytë, kur mësuesja na pyeste se çfarë na jep delja? Mishin qumështin, leshin... Delja të jepet me shpirt. Nuk është si lopa që ja këput kovës me shqelm nganjëherë. Por retorika e LU-së ka edhe një qasje shumë pozitiviste. Ai na kujtoi se blegtoria duhet të jetë bazë e zhvillimeve në vend dhe jo harrorët siç trumbetonte dikur Berisha. Prandaj sa më shumë hamullore, jonxhë tërfil për delet. Se këtu e ka burimin edhe ajo shprehja e Xhaxhit, se “edhe barë do hamë dhe parimet nuk i shkelim”. Paskemi qënë dele me parime dhe jo dele – dele. Sepse mu ndërmend ajo kënga e bukur popullore “dy dele treqind pare”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet