Doriana Metollari, Editore

Dy fjalë për Besa Shahinin

Ne nuk kemi problem me Besen, por me ju. Jeni bërë shumë, jeni bërë njëlloj. Medioriteti juaj po na bën dëm

Dy fjalë për Besa Shahinin, meqë u turrën si lukuni ta fundosin që ditën e parë. Ata që i sollën dëme të pariparueshme arsimit shqiptar janë po ata që u korruptuan duke hapur shkolla private, ata që shitën diplomat, e blenë doktoraturat. Ata që i sollën dëme të pariparueshme arsimit janë ata që vegjetuan duke bërë pazare të ulëta, që u dhanë rrugat e arsimit jashtë fëmijëve tanë dhe i lanë në mes të katër rrugëve, kur u kthyen në atdhe.

Eshtë ai rreth që ushqeu kastën e vet për 30 vjet, dhe as që arriti ta njohë arsimin shqiptar në Europë. Mjekët tanë shkuan e pastruan korridoret e lanë pjatat e spitaleve në Europë, sepse universitetet europiane nuk patën besim kurrë tek arsimi juaj. Nuk njohët dot as diplomat. Juristët tanë shkuan dhe e filluan nga e para, sepse një diplomë shitej 10 mijë euro dhe me 40 mijë euro bëhej prokuror.

Tani më thoni cfarë shkencëtarësh na nxorët ju, denglaxhinj të arsimit shqiptar, që hapët universitet me lopë?

Na thoni cfarë merite i njohu BE, punës suaj?

Ju kemi parë: për turp, e keni prezantuar vendin nëpër konferencat europiane. Ishim prezent, në ato fjalime mediokre, dhe i vumë re nënqeshjet e profesorëve të huaj me ju, ju palo akademikë që na përfaqësonit Shqipërinë. Ju palo akademikë u bënit fotografi tavolinave, vajzave shqiptare që vinin të përkthenin dhe më pas talleshit me njëri-tjetrin se cila ishte më e bukur dhe cila e kishte këmishën më seksi, ndërsa akademikët e huaj kishin ardhur të ligjëronin, demek ti dëgjonit ju.

Tani e paska fajin Besa Shahini. Mos more!

E keni ndjerë erën e keqe që u vinte korridoreve të universiteteve tona, kur ekselencat e huaja vinin në konferencë. Sallat e tyre kundërmonin erë tualetesh. Po, po. Më kujtohen fytyrat tuaja bosh në ato konferenca ndërsa akademikët e huaj mbulonin hundët dhe mezi prisnin të iknin prej aty, le më të uleshin në debat. Çfarë po them, e vetmja bisedë që ishit në gjendje të bënit me ta, ishte çmimi i biletës së avionit. Deri këtu arrini.

Ne nuk kemi problem me Besën, por me ju. Jeni bërë shumë, jeni bërë njëlloj. Mediokriteti juaj po na bën dëm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet