E kujt i duhet një dron !

nga Doriana Metollari

Hermesnews - Një ftesë për turizëm, pastaj marëdhënie ekonomike dhe projekte europiane, diplomaci kur u fol për argumentin e dronit dhe një fokus total në financime europiane. Mbase jo gjithçka por kjo e sotmja me serbinë ka qenë një vizitë më e sigurt në vetvete për të dy palët, atë shqiptare dhe serbe.

Megjithë provokimet e gazetarëve, përgjigjet kanë qenë më të qeta. Rama dhe Vucic e dinte se çfarë i priste. Nuk ka patur një miqësi të dukshme. Një miqësi e dukshme tani nuk do të premtonte një bashkëpunim të fortë në të ardhmen. Miqësitë e mira gjithmonë arrihen në kohë dhe koha si i thonë fjalës kërkon kohë për t'u pjekur.

Por sot të dy liderët ishin më të sigurt se një vizitë më parë, më pak emocione, më të balancuar, më të qetë. Për argumentet kryesore, mesa duket kishin rënë dakord për linjën që do të mbanin, por politikat e brendshme secili i qeveris vetë.

Shqipëria nuk mund t'i imponohet serbisë, për kosovën, por mundi t'a qetësojë në lidhje me Shqipërinë e Madhe. Asnjë plan. Për ballkanin do të jetë më mirë. Dy popuj nuk i ndajnë flamujt, në realitet nuk i ndan asgjë, përveç asaj që vendosin vetë se duhet t'i ndajnë.

Pushteti.

Mbase nuk jemi gati për një serbi mike e mbase nuk do të jemi për shumë kohë. Por jemi gati për një serbi partnere dhe një Zot e di, sa nevojë kemi të mësojmë të duam më shumë vetveten.

Droni ?

Një provokim politik, e cilësoi kryeministri serb i cili dha emrin e organizatorit të saj. Qe një farë Ismail i ardhur nga Italia. Por a ishte truri i këtij droni Ismaili apo qe ai që e lëshoi, këtë nuk na e tha.

Vucic ka qenë i kujdesshëm t'a interpretonte vetë deklaratën e tij mbi provokimin politik. "Me siguri nuk ishte kulturor", tha, duke ua mbyllur gojën mediave të gjejmë ku të ngacmojmë Vucic për inat të Ramës.

Ç'rëndësi ka. Shqipëria rrezikoi që për shkak të një top - futbolli, të izolohej prapë. Por nuk e bëri. Mbase do të jetë pak e ndrojtur, do t'i duhet të punojë fort për të rritur profesionalizmin e vet në projekte europiane, ka për të qenë mosbesuese në fillim...nuk ka rëndësi njerëz.

Nesër kjo ka për të qenë betejë e re.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet