E nesërmja

nga Doriana METOLLARI

Rrugës shikoja grumbuj njerëzish që po kalonin afër meje. Të jepnin përshtypjen e njerëve të përqëndruar në mediokritetin e të përditshmes së tyre, pa rrugëdaljë, në një farë mënyrë jo të dorëzuar, por të humbur në rrugë. Njerëz që bënin të njëjtat beteja çdo ditë. Pak kush kërkonte hapësirën e vet, shumica ndiqnin turmën dhe ecnin duke u përplasur më njëri-tjetrit, në një kohë që rruga kishte boshllëqe plot.

Thuajse të gjithë janë në pritje të ndodhë diçka nga muaji në muaj, e gjatë kësaj kohë vetëm linçojnë liderët e tyre me po të njëjtin entuziazëm që i zgjedhin. Ata nuk kërkojnë asnjëherë që të kuptojnë apo të debatojnë gjatë, sepse duhet medoemos të tregojnë epërsinë e tyre mbi tjetrin, kështu që debati zgjat shumë pak, pjesa tjetër është konflikt.

Mbase ne nuk kemi liderët që do donim t'i shihnim, por në mes tyre disa po bëjnë maksimumim, prandaj është e drejtë të kemi një qasje më objektive dhe njerëzore me ta. E keqja është rrënjosur thellë vërtet, por para së të shkulet duhet kuptuar.

Disave qetësia i fut dhe frikën. Presin të ndodhë medoemos diçka, por truku mbase është pikërisht këtu. Puna konstante, e përditshme, ajo e opozitës e cila po mblidhet të japë alternativa, ajo e mazhorancës, e KQZsë që po skarton një nga një mandatet problematike, po sjellin dritën në horizont.

Po lind diçka e rë në këtë vend. Diçka që nuk kërkon të shpiket menjëherë, por është fryt i asaj që u bë dje. Kërkon zgjidhje, patjetër, për boshlleqet, ngërçet, do tëkërkojë përgjegjshmëri, devocion, patriotizëm.

Shqipëria po jeton në gramat e fundit të një sistemi që po jep shpirt dhe kryeministri Rama bën mirë që bën humor me veshjet e tij në një vend anormal më njerëz pedant si ky i yni.

Europa edhe skandalizon ndonjëherë, por ajo ka një llogjike që ushqehet nga vlerat që i bashkojnë njerëzit. Vlera që i zgjedhin, jo rregulla të imponuara forcërisht. Duhet të kemi guximin të jetojmë sipas asaj që ne besojmë dhe të kërkojmë që të zgjedhurit të respektojnë ligjet. Ta bëjmë nga sot nesër.

E keqja në këtë vend është rrënjosur thellë dhe fillon tek qytetari i thjeshtë. Ai nuk është më viktimë, është zgjedhja që ka bërë. Nga një turmë dalin këta politikanë. Politikanët janë fryt i fuqisë qytetare për të vepruar në një sistem demokratik. Nesë kemi diktatorë kjo sepse kemi qytetarët të dobët, prandaj dalin modele të dobëta, dhe figura që imponohen me lloj lloj rrugësh ndaj turmës.

Pra në horizont duket Shqipëria, dhe për këtë të mos harrojmë ka njerëz që punojnë nën presione të tmerrshme çdo ditë. Ka njërëz që rezistojnë dhe janë të vetëdijshëm për atë që duan.

Mbase Rama i ka marrë vendimet e veta dhe po pret vetëm të marrë frymë lirisht, mbase jo. Në të dyja rastet kjo ka të bëjë me pushtetin. Kur dikush arrin në ato maja, dy janë rrugët: ose ua kthen shqiptarëve ose jo. Në të dyja rastet kjo kalon në vetëdije për atë që u lë brezave dhe historisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet