Erdogan i Turqisë është i detyruar të reformohet ose në të kundërt të dorëhiqet

nga Mort Abramowitz, Eric Edelman

Turqia nën drejtimin e presidentit, Rexhep Tajjip Erdogan, në mënyrë konstante dhe të vazhdueshme ka rrështiqur drejt autoritarizmit dhe destabilitetit. Konfiskimet më të fundit që qeveria ka ndërmarrë ndaj grupeve kryesore mediatike në vend, tënjohura për qëndrimet e tyre kritike dhe opozitare, përfshirëdhe gazetën me tirazhin më tëlartënë Turqi, nuk janë asgjë tjetër veçse dëshmia më e fundit e faktit që Erdogan prej kohësh ka tradhëtuar potencialet reale të vendit të tij.

Kur Erdogan dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e drejtuar prej tij, AKP erdhën në pushtet në vitin 2003, përmes politikave të ndjekura prej saj forcoidhe zhvilloi ekonominë turke si dhe përmirësoi ndjeshëm marrëdhëniet e Turqisë me fqinjët e saj.Partia për Drejtësi dhe Zhvillim [AKP] ndoqi një politikë të qartëpro anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, i dha fund dominimit të ushtarakëve në politikën e brendshme turke si dhe u përpoq për të gjetur një zgjidhje paqësore për problemin me kurdët, njëçështje e pazgjidhur nga qeveritë e mëparshme dhe e trashëguar prej dekadash.

Deri në vitin 2012, Erdogan besimplotë do tëdeklaronte se “Kemi një të ardhme të ndritur”. Por, pas gati një dekade progresi të dukshëm politik, rritjeje ekonomike dhe rritjes së reputacionit ndërkombëtar të vendit, ai guxoi të premtonte se deri në vitin 2023, një vit jubile, i cili përkon me njëqind vjetorin e krijimit të republikës, Turqia do të shndërrohet në një prej fuqive më të mëdha në rajon dhe në botë”.

Sot, e ardhmja e Turqisë është shumë e zymtë. Në vend që ta drejtojë atë drejt madhështisë, Erdogan më së shumti e ka drejtuar vendin drejt autoritarizmit, ngadalësimit ekonomik dhe luftës civile.

Tashmë është mëse e qartë që demokracia nuk mund të përparojë më nën drejtimin e presidentit Erdogan. Reformat transformuese që Partia për Drejtësi dhe Zhvillim premtoi në fillim të mandatit tësaj tëparë, i kanë hapur rrugën abuzimeve sistematike ndaj lirive themelore të drejtave të njeriut si dhe të drejtave ligjore. Përpjekjet tashmë të njohura të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim [AKP] për të fajësuar ushtrinë për sjelljet e saj jodemokratike, ishin një show gjyqësor me anë të të cilave fabrikuan prova, të cilat do t’i shërbënin për të implikuar kundërshtarët e tyre politikë.

Ndërhyrjet e mëhershme ndaj mediave, goditja që ajo i bëri një grupi të madh mediatik të njohur për qëndrimin opozitar, duke i vendosur një gjobë të majme tatimore në vlerën e rreth 2.5 miliardë dollarëve në 2009 si dhe ndërhyrjet në një gazetë tjetër duke e detyruar pronarët e saj që të pushojnë nga puna një opinionist të njohur për qëndrimet e tij kritike në vitin 2007, ishin tregues tëqartë të përpjekjeve tashmë të njohura të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim [AKP] për të shtypur dhe për marrë në kontroll median, sikundër dhe burgosja e vazhdueshme e gazetarëve dhe metodat autoritare të qeverisë për të sekuestruar mediat opozitare dhe kritike ndaj saj.As shoqëria civile nuk është kursyer nga taktikat e ashpra të Erdoganit: Në vitin 2013, protestat kundër qeverisë në parkun “Gezi” të Stambollit u shtypën me dhunë nga policia, madje duke vrarë dhe protestues.

Në fakt, zhvillimet më të fundit në Turqi të kujtojnë klishetë e frikshme dhe momentet e errëta të totalitarizmit të shekullit të 20-të. Një deputet i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim udhëhoqi një turmë për të sulmuar zyrat e një gazete, e cila u kritikua ashpër nga Erdogan vetëm disa ditë përpara ngjarjes. Disa anëtarë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, përfshi dhe ish-presidentin, Abdullah Gyl janë hequr nga lista zyrtare të themeluesve të partisë në internet. Në mesin e mijëra personave të tjerë të arrestuar, është dhe një djalosh 13-vjeçar i arrestuar me akuzën se ka fyer Presidentin Erdogan, ndërsa dhe një grua me të njëjtën akuzë, atë të fyerjes së presidentit, po ashtu është denoncuar në gjykatë nga burri i saj.Dhjetëra mijëra fëmijë, përfshirë dhe pakicat fetare, janë dërguar me dhunë në shkolla fetare islamike apo i janë nënshtruar arsimit të detyrueshëm fetar të fesë islame. Tani, ndërsa Erdogan këmbëngul që të ndryshojë kushtetutën e Turqisë për të rritur pushtetin e tij si president, abuzime të tilla ka shumë të ngjarë që të shndërrohen në një normë të zakonshme.

Liderët autoritarë zakonisht justifikojnë sundimin e tyre duke insistuar se ata do të sjellin stabilitet dhe prosperitet për qytetarët e tyre.Në Turqi, politikat e Erdoganit po i shtyjnë të dyja këto përtej përfitimeve të popullit. Pas mbështetjes dhe armatosjes së grupeve ekstremiste të përfshira në konfliktin sirian, Turqia tani po përjeton rezultate negative tejet rrezikshme nga terrorizmi që ajo ndihmoi dhe ushqeu. Shpërthimet në Stamboll dhe Ankara kanë krijuar skena tronditëse dhe një kasaphanë të vërtetë. Megjithatë, Turqia ende vazhdon të këmbëngulë se grupet e kurdëve sirianë – dhe jo e Shteti Islamik ose Jabhat al-Nusra - janë kërcënimi më i madh dhe më serioz në Siri.

Pasojat e këtij autoritarizmi dhe destabiliteti kanë lënë jo pak gjurmë dhe kanë patur jo pak ndikim negativ në industrinë e turizmit në Turqi si dhe kanë frikësuar dhe larguar investitorët e huaj, dhe për këtë shumë ekonomistë janë seriozisht të shqetësuar për të ardhmen e ekonomisë turke. Në vitin 2008, lira turke kishte pothuajse të njëjtën vlerë me dollarin amerikan. Tani kursi i këmbimit është 3 lira turke me 1 dollar amerikan. Dhe ndërsa përpjekjet e Turqisë për t'u kujdesur për miliona refugjatë sirianë janë me të vërtetë mbresëlënëse, ata po taksojnë ekonominë turke në mënyra të tilla që kanë prekur të gjithë qytetarët e thjeshtë, të cilët janë mëse të vetëdijshëm për këtë.

Më keq akoma, dështimi i negociatave ndërmjet Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) vitin e kaluar kanë rindezur një konflikt ushtarak, të cilin shumë syresh shpresuan se Turqia ishte në prag të zgjidhjes. PKK është një grup terrorist me një histori të njohur të përdorimit të dhunës dhe sigurisht që është tejet e vështirë që ajo të konsiderohet një partner ideal për arritjen e paqes, megjithatë populli turk me të drejtë bën përgjegjëse qeverinë për dështimin e negociatave.Tani, ushtarët dhe civilët turq vazhdojnë të humbin jetën në një konflikt të përkeqësuar dhe qeveria nuk ka asnjë plan realist për t’i dhënë fund këtij konflikti ose për ta fituar atë. Shpërthimi i tmerrshëm i bombave në Ankara më 17 shkurt, një sulm i marrë përsipër nga një fraksion i shkëputur i PKK-së, paralajmëron një zgjerim të mëtejshëm të dhunës dhe mund ta çojë Turqinë sërish drejt një lufte civile të ngjashme me atë të viteve ’70-të dhe ’80-të që shkatërroi vendin.

Ne vazhdojmë të besojmë se një Turqi e fortë, e qëndrueshme dhe demokratike është njëkohësisht mëse e mundshme dhe një domosdoshmëri. Por kjo kërkon një qeveri, e cila të jetë e bindur, e përkushtuar dhe e angazhuar për arritjen e këtyre objektivave. Nëse Erdogan ende dëshiron që t’i ofrojë një të ardhme të ndritshme vendit të tij, ai është i detyruar të reformohet ose në të kundërt të japë dorëheqjen. /The Washington Post/

*Mort Abramowitz dhe Eric Edelman, të dy në të kaluarën kanë shërbyer si ambasadorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi. Ata janë bashkë-kryetarë të Qendrës së politikave biparizane të iniciativës për turqinë. Abramowitz është bashkëpunëtor i rëndësishëm i 'Century Fondation', ndërsa Edelman një Aktivist i përhershëm i studimeve të avancuara ndërkombëtare në shkollën 'Johns Hopkins'.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet